Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ditë më parë ka bërë 100 ditëshin e saj në qeverisje.
Kritika kjo qeveri ka marrë nga opozita për mos punë. Edhe pse nga ana e Vetëvendosjes kjo qeveri ka bërë vetëm punë të mira.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi në një intervistë për “Bota sot” ka komentuar punën e qeverisë e cila tashmë ka bërë 100 ditë qeverisje.
Sipas tij, edhe pse pritjet ishin të mëdha, arritjet nuk po shihen.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/11/auto_smajl-latifi-1-960x5701626036544.jpg)
Latifi thotë se kjo qeveri ka bërë vetëm veprime të zhurmshme të cilat tërheqin edhe median dhe opinionin.
“Pritjet për ndryshim nga votuesit ishin të mëdha, por arritjet ende nuk shihen. Duket se më shumë ka veprime të zhurmshme që tërheqin edhe median dhe opinionin, për të krijuar disa efekte, por jo edhe veprime sistematike që do të duhej të bënte një qeveri që i shërben ndryshimeve pozitive në dobi të qytetarëve.
Veprimet e qeverisë ai i quan kozmetike e të kamufluara.
“Këto 100 ditë pamë përpjekjen e Qeverisë për t’i paraqitur në mënyra të ndryshme kinse ndryshimet e mëdha, mirëpo veprimet e qeverisë, duken pak kozmetike e të kamufluara, pak me mjeshtri e me stil”, ka përfunduar kryetari i Rahovecit për “Bota sot”.