Raportimi i Simmons, juristi: EULEX nuk ka përmbush interesat e qytetarëve, por duhet të arsyetojë diçka

Politika

Raportimi i Simmons, juristi: EULEX nuk ka përmbush interesat e qytetarëve, por duhet të arsyetojë diçka

Nga: A.SH Më: 12 korrik 2021 Në ora: 22:15
Malcom Simmons

Rasti i EULEX-it në Kosovë ka bërë bujë të madhe.

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, so ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Ai ka raportuar skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Për këtë e ka komentuar njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

Ai për “Bota sot” ka thënë se kjo është politk dhe jo drejtësi edhe pse EULEX është mision drejtësie.

Sipas tij, ky mision nuk ka përmbush interesa e qytetarëve të Kosovës.

“Kjo është politik e jo drejtësi, misioni i EULEX është mision i drejtësise, pretedimet politike janë vështirë të argumentohen nga kush qoftë. Simmons është shtetas britanez dhe nuk mund të jetë asnjëherë më pjesë e një misioni të tillë. EULEX ka pas vështërsi për të gjetur të vërtetën për shumë raste dhe nuk ka përmbush misionin për interesa e qytetarëve të Kosovës, ky mision është të luftojë krimi dhe korrupsionin”, ka thënë Burjani.

Ai shprehet se ky mision tash ka dështuar plotësisht, por ajo që është e rëndësishme Burjani thotë se ky mision duhet të arsyetojë parat e marra.

“Ky mision deri më tash nuk ka përmbush pritjet e Kosovës, tash ky mision vazhdon të qëndrojë në Kosovë. Por arsyet e ekzistimit më tej të këtij misoni nuk dihen, deri më tash ka dështuar plotësisht. EULEX do të vazhdojë të kryjë punën e vet si të mundet dhe qysh nuk mundet, me rëndësi duhet arsyetuar parat e marra”, përfundon Burjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat