Manaj: Paralajmërimi i Muratit për aktakuzën ndaj vjedhësve të 2.1 milionëshit, ndërhyrje e pastër politike

Politika

Manaj: Paralajmërimi i Muratit për aktakuzën ndaj vjedhësve të 2.1 milionëshit, ndërhyrje e pastër politike

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:16
Shkëmb Manaj

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj reagoi sot pas deklartatës së ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se brenda këtij muaji Prokuroria do të ngritë aktakuzë ndaj personave që vodhën 2.1 milion euro nga buxheti i shtetit.

Ndonëse thotë se aktakuza duhet të ngritet, Manaj shfaqet i shqetësuar për deklaratën e ministrit dhe qasjen e këtij të fundit ndaj Prokurorisë.

“Aktakuza duhet të ndodh, dënimi i merituar i të gjithë zyrtarëve të shtetit dhe personave të involvuar në këtë rast duhet të ndodh, kthimi i mjeteve financiare në buxhetin e shtetit duhet të bëhet sa me shpejtë që është e mundur. Por, është shqetësues fakti se një Ministër deklaron se aktakuza do të ndodh brenda muajit dhe kjo qasje (deklaratë), në këtë formë paralajmërimi, nuk i lejohet, as zëdhënesit të Prokurorisë e lërë me një ministri në funksion”, u shpreh ai.

Manaj e quajti deklaratën e ministrit si ndërhyrje të pastër politike, duke theksuar se ky paralajmërim tregon me së miri se deri në çfarë mase ka qasje qeveria në prokurori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat