Që nga zgjedhjet e 14 shkurtit, AAK është përballur me largime nga partia.
Mirëpo kjo parti këto largime i kanë parë si diçka normale.
AAK tashmë ka prezantuar edhe kandidatët për zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen më 17 tetor.
Zyrtari i lartë i AAK-së, Smajl Latifi gjatë një interviste për “Bota sot” ka komentuar lidhur me largimet e zyrtarëve nga partia.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/13/auto_Smajl-Latifi1626186915.png)
Ai ka thënë se, siç është anëtarësimi çështje vullnetare ashtu është edhe largimi nga ajo.
Ai ka shtuar se para se gjithash AAK është një parti e vlerave, që ka një traditë dhe vision.
“Anëtarësimi në parti është në baza vullnetare, pra është përcaktim i lirë, pra vullnetar dhe i lirë është edhe angazhimi në parti, por edhe largimi nga ajo. AAK- ja është parti e vlerave, që ka traditë dhe vizion, plot qytetarë të profileve e të shtresave të ndryshme shoqërore po na bashkohen për të rrugëtuar drejt fuqizimit të mëtjemë të rolit dhe rritjes së fuqisë ndikuese të AAK-së në vend. Kemi edhe prurje të reja në vazhdimësi. Ecim përpara”, ka thënë Smajl Latifi për “Bota sot”.