Takimit i 19 korrikut në Bruksel, analisti tregon çfarë do të kërkojë Kurti e çka Vuçiq

Politika

Takimit i 19 korrikut në Bruksel, analisti tregon çfarë do të kërkojë Kurti e çka Vuçiq

Nga: A.SH Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:26
Foto nga takimi i Kurti-Vuçiq në Bruksel

Mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 19 korrik do të mbahet takimi i ri në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

"Ky takim i nivelit të lartë të dialogut, do të fokusohet në diskutimin për progresin e arritur – për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë", ka thënë Stano.

Por, çfarë pritet nga ky takim?

Njohësi i çështjeve politike dhe profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, ky komentuar se çfarë pret nga takimi i radhës, derisa ka thënë se do të jetë sikur i pari.

“Edhe takimi i dytë më 19 korrikut i Kryeministrit të Kosovës Kurtit me presidentin serb Vuçiq do jetë si i pari, do takohen për t'u mos u marrë vesh e kurrsesi ndryshe. Idetë kundërthënëse kosovare e serbe tregojnë se ky dialog jo që do zgjatet, po mund të elektrizohet dhe më shumë. Në njërën anë refreni politik i Vuçiqit "se kurrë nuk do ta njohim Kosovën", në anën tjetër refreni i katër pikave të Albin Kurtit për njohje paqësore rëndon Vuçiqin aq sa është e pamundur ta njoh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë profesori.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, deklarata e Kurtit se Kosova dhe pa njohjen e Serbisë do ekzistojë, sikurse që ka ekzistuar tregon se ky dialog do mbetet pezull.

“Deklarata e fundit e kryeministrit Albin Kurtit se Kosova dhe pa njohjen e Serbisë do ekzistojë sikurse që ka ekzistuar nga shpallja e pavarësisë me 2008 e këndej, tregon se ky dialog do mbetet pezull. Përveç inateve politike nuk mund të pritet asgjë më tepër në takimin e 19 korrikut, se Serbia do kërkojë asociacionet e qyteteve serbe në Kosovë e në anën tjetër dihet se Albin Kurti nuk do lejojë këto lukse politike serbe në Kosovë”, deklaron Mehazi.

Në fund, ai shton se ky dialog si duket do kthehet nga një marrëveshje paqësore fjalësh në marrëveshje ushtarake armësh.

“Dialogu Kosovë-Serbi si duket do kthehet nga një marrëveshje paqësore fjalësh në marrëveshje ushtarake armësh, blerja e armëve të forcave mbrojtëse e të dy palëve tregon se ky dialog paqësor mund të kthehet në dialog lufte armësh. Takimi i Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, më 19 korrik, më shumë do jetë mediatike sesa politike që do mbrohen idetë kundërthënëse politike të dy palëve, të Albin Kurtit për mbrojtjen e Kosovës dhe të Vuçiqit për të gllabëruar një pjesë të Kosovës”, ka përfunduar Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Kujtojmë se, ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat