Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është përfshirë në diskutimin e hipotezave lidhur me helmimin e qytetarëve të Deçan.
Ai njoftoi se e kanë analizuar praninë e dy serbëve diku rreth burimit të ujit në Deçan, i cili u dyshua të jetë shkaku i helmimeve, shkruan "Bota sot".
“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjetit me targa Novi Sadit, ata nuk ishin as 500 metra nga burimi i ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Ne po presim, po dëgjojmë”, tha Vuçiq.
E kjo deklaratë e presidentit serb nxiti reagime të mëdha në Kosovë.
Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar këtë deklaratë të presidentit serb.
Sipas tij, helmimet në Deçan mund të kenë lidhshmëri me të kaluarën e shtetit serb, pasi dihet se edhe më parë ky shtet ka helmuar qytetarët e Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/13/auto_850x636_850x636_auto_muhamet-kelmendi1540409360161679640016167965741626166244.jpg)
“Shumë herë ndodhë që çështjet të kenë lidhshmëri me njëra-tjetrën. Në fushën e presionit është shteti serb i njohur për masa të ndryshme kriminale që i ndërmerrë. Nuk është hera e parë e helmimit të masave shqiptare, pas edhe më herët kemi pasur helmim’, deklaroi profesori.
Në vazhdim, Kelmendi e cilësoi si tejet të rëndësishme deklaratën e presidentit serb. Ai u shpreh se me këtë reagim dlin në pah disa çështje, e njëra prej tyre është edhe presioni mbi masat dhe Qeverinë e Kosovës
“E rëndësishme është deklarata e Vuçiqit, si tha: "Afër burimit të ujit në Deçan është parë një makinë me regjistrim të Novi Sadit".Me këtë dalin disa çështje.
Së pari, me këtë përfshihet fakti dhe tregon ky kriminel, prezencën e organeve serbe në Kosovë,
Së dyti, bënë presion mbi masat, në mënyrë ato të frikësohen dhe
Së treti, bëhet presion mbi vetë Qeverinë e Kosovës, si mjet i ndikimit në kompromise”, theksoi ai.
Tutje, profesori potencoi se me këto deklarata, Vuçiqi vetë po tregon se përgjegjës të këtij helmimi në Deçan janë grupet e veta kriminale.
“Pavarësisht kësaj, ku dhe si po del shkaku, pse makina me targa të Novi Sadit? Çudi!
Megjithatë, deklarata e kriminelit Vuçiq tregon se ndoshta vetë shteti serb me grupet e veta kriminale që i ka nëpër Kosovë është përgjegjës i këtij helmimi masovik në Deçan!”, nënvizoi Kelmendi.
Në fund, ai kërkoi nga qeveria e vendit të tregohet syhapur ndaj Serbisë, pasi ky shtet edhe në të kaluarën ka vepruar kështu.
“Mirë është të hetohet edhe Manastiri i Deçanit, kam mendim se aty është edhe baza e kriminalitetit në këto anë.
Organet e shtetit të Kosovës kërkohet të jenë vigjilente, sepse mendohet se krimi i tillë vjen nga shteti serb. Edhe më herët ka vepruar kështu Serbia”, përmbylli Muhamet Kelmendi, përcjell “Bota sot”.