Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev dhe presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një takimi virtual për të avancuar me projektin e “Mini-shengeni” ballkanik.
Ndërkohe Kosova edhe njëherë e ka refuzuar një gjë të tillë. Madje sipas Ministres së Jashtme të Kosovës dhe Zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla, “Mini-shengeni” mund të jetë i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan
“E quajnë ‘mini-shengen’ dhe na thonë vazhdimisht që ky nuk është në kundërshtim me rrugëtimin drejt BE-së. Por kjo nuk është e vërtetë. Na thonë që i shërben bashkëpunimit rajonal. As kjo, nuk është e vërtetë. Ky proces mund të jetë shumë i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan”, ka deklaruar Gërvalla.
Por pse kryeministri shqiptar, Edi Rama e përkrah me kaq ngulm një projekt, të cilin e ka refuzuar Kosova dhe e mbështet Serbia?
Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.
“Mjerisht për ironinë e fatit të shqiptarëve dhe fatkeqësinë e shtetit të brishtë të Kosovës, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev dhe presidenti Serbisë, ish ministri i informatave të Millosheviqit, zëvendësi i Vojisllav Sheshelit dhe i dyshuari për pjesëmarrje në organizimin dhe realizimin e gjenocidit gjatë viteve të luftës kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, mijëra trupa të të cilëve, ai ende i mbanë peng në Serbi, krimineli Aleksandër Vuçiq, vetëm këta tre, pa pjesëmarrjen e Kosovës, Malit të Zi, as Bosnjë Hercegovinës, paraditen e së enjtes e nisën edhe një video-konferencë, gjoja për të avancuar projektin e “Mini-Schengenit” ballkanik, të cilin që nga fillimi, me të drejtë, e ka kundërshtuar dhe hedhur poshtë Kosova, si rrezik i radhës, nga Serbia për vendin tonë”, thotë Qarri.
Sipas tij, Edi Rama vazhdon të punojë kundër interesave të Kosovës, dhe në dobi të atyre serbe.
“Madje, duke parë sjelljet e hapura anakronike, anti-Kosovë të shërbëtorit më besnik dhe dorës së zgjatur të Aleksandër Vuçiqit ndër shqiptar, Edi Ramës, i cili për ironinë historike të shqiptarëve, vijon me shumë zell, të punojë në mënyrë të pareshtur për Serbinë dhe dobësimin e shtetit të Kosovës, buzëqeshjet meskine të të cilit Vuçiq i keqpërdor për ti bërë edhe më të fuqishme, kërcënimet e tij, ndaj vendit tonë, sikur Edi Rama të mos ishte, jo vetëm kryeministër i shtetit amë, por fare, as shqiptar, Qeveria e Kosovës duhet të veprojë me kujdes dhe ndërmarrë urgjentisht të gjithë hapat e nevojshëm adekuat konform zhvillimeve në rajon”, shprehet analisti Qarri për “Bota sot”.
Ai shton se Kosova duhet të punojë me vendet e mëdha mike, në mënyrë që të largohet rreziku serb.
“Republika e Kosovës, në këtë kontest, duhet të bëjë çmos, për ta forcuar edhe më tepër pozitën e vet negociuese dhe siguruar mbështetje sa më të fuqishme nga vendet e mëdha mike ndërkombëtare, si SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe cilido vend a shtet tjetër, që tregon interesim për ta ndihmuar Kosovën, në mënyrë që përfundimisht ti mënjanoi rreziqet nga ndarja e gllabërimi serb, i territorit të vendit tonë, akt për realizimin e të cilit, lufton pareshtur edhe sharlatani Edi Rama, në mënyrë që ti realizojë sa më parë objektivat e veta, drejt integrimeve euro-atlantike, që janë jetike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët”, deklaron Qarri.
Me tej, Qarri thotë se Edi Rama po i jep ‘thikë’ pas shpine shtetit të Kosovës.
“Edi Rama në vend se ta ndihmojë Kosovën për çuarjen e dialogut me Serbinë përpara dhe eliminimin e problemeve që vazhdojnë të rëndojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës, dhe njëjtë si Vuçiqi për serbët, të punojë edhe Rama për bashkimin e shqiptarëve, ai bie copë duke "luftuar" për jetësimin e projekteve serbomëdha të propozuara nga Vuçiqi, duke i dhënë pabesisht edhe një thikë të rëndë pas shpine shtetit të Kosovës, kur dihet publikisht, nga të gjithë, se Kosova e ka refuzuar me këmbëngulje utopinë e Ramës dhe modelin fantom të mini-jugosllavisë së Vuçiqit, të kamufluar si "Mini Shengen", pasi që edhe vet Vuçiqi e di, se ky projekt fantom nuk ka të bëj fare me "mini-shengen" dhe nuk përmban brenda vetes, përveç interesave serbe, për ringjalljen e Serbisë së madhe, asgjë evropiane”, thekson Qarri.
Për fund, Qarri shprehet se Kosova me të drejtë ka refuzuar “Mini-shengenin”.
“Për aq më tepër, përderisa dihet mirëfilli se përkundër situatës së vështirë ekonomike, Kosova arriti të bëhej anëtare e CEFTA-s, që edhe është produkt i BE-së dhe vlen për të gjitha vendet e Ballkanit, promovimi i mini-jugosllavisë së Vuçiqit, nga Rama, të kamufluar si "mini-shengen", është tërësisht akt i tepruar, pasi që këtë ngrehinë fantome, Kosova me arsye e hedhë poshtë, si rrezik të ri serb, për shtetin e Kosovës. Ndaj edhe nëse tani Zaev, pas Vuçiqit dhe Ramës, paska dalë me idenë që, serish t’ia ndërroi emrin dhe nga “mini-shengen” ta emërtojë si mini-"Ballkan të ri" që të bëjë, sikur thotë edhe ai diçka në këtë zallamahi, përderisa gjysma e shqiptarëve dhe shteti që kufizohet drejtpërsëdrejti me Serbinë fashiste, si Republika e Kosovës nuk e pranojnë as nuk marrin pjesë në "mini-jugosllavinë" e re, të propaganduar me kaq zell nga Edi Rama, nuk e kuptojë, se për çfarë i duhet, ky projekt utopist, kaq shumë Edi Ramës, përveç parave që mund ti ketë marrë “hua” nga Vuçiqi dhe Serbia për blerjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ndaj tani e ka bishtin e zënë nga Vuçiqi dhe është i detyruar, medoemos, që t`ia bëjë argatin Serbisë, qoftë edhe duke marrë qëndrim të hapur anti-Kosovë dhe anti-shqiptar, që është për çdo kritikë”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri.