Kelmendi i çon mesazh Edi Ramës: Integrimet nuk arrihen me kriminelë dhe bartës të dhunës gjenocodiale

Politika

Kelmendi i çon mesazh Edi Ramës: Integrimet nuk arrihen me kriminelë dhe bartës të dhunës gjenocodiale

Nga: A.Z Më: 30 korrik 2021 Në ora: 20:01
Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

“Mini-Shengenit Ballkanik”, nga dje i është ndërruar emri në “Ballkani i Hapur”, e që është nënshkruar nga tre udhëheqës në Ballkan, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Për këtë ka reaguar kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se ‘Open Balkan’ para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë projekt politik. Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb – dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelemndi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se BE ndërtohet mbi pajtueshmërinë politike, e cila arriti të zgjidhë konfliktet në mes Francës, Gjermanisë dhe Anglisë, dhe në këtë rast u realizua lëvizja e lire, qarkullimi i lirë i mallrave, i kapitalit dhe i shërbimeve.

Madje Kelmendi thotë se, themelet e këtyre të mirave janë nga marrëveshja e Mastriktit.

“UE ndërtohet mbi vlerat politike dhe ekonomike. Në kuadër të integrimeve evropiane ka kohë që është përcaktuar mënyra dhe baza e intergrimeve. Vetë BE ka filluar të ndërtohet mbi pajtueshmërinë politike dhe pasi është arritur kjo është shkuar në integrime ekonomike dhe financiare. Pajtueshmeria politike u realizua midis disa shteteve kryesore të UE. Ajo pajtueshmëri arriti të zgjidhë konfliktet midis Francës, Gjermanisë, Anglisë dhe pas këtij hapi të madh politik u realizuan katër bazat kryesore të marrëveshjes së UE. Pikërisht: 1. Lëvizja e lirë e qytetarëve, 2. Qarkullimi i lirë i mallrave, 3. Qarkullimi i kapitalit dhe 4. Qarkullimi i lirë i shërbimeve. Këto shërbime u realizuan tek në fund të shekullit të kaluar. Marrëveshja e Mastrichtit i vuri themelet e këtyre të mirave dhe tash ka liri të plotë”, ka thënë ai.

Kelmendi ka shtuar se baza për integrim mbeti nga zgjidhja e problemeve, që përjashtimi i vetëm ishte Qipro, ndërsa baza e Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Kroacisë ishte zgjidhja e çështjeve konfliktuoze.

Madje pasi u zgjidhen konfliktet e jashtme, filluan që të realizohen çështjet e brendshme.

“Forma e tillë e punës është përcaktuar nga UE për tërë shtetet që iu bashkuan gradualisht këtij Unioni. Fillimit ishte dhe bëri kusht në UE pajtueshmëria politike e shteteve. Zgjidhja e problemeve politike mbeti bazë për integrim. I vetmi përjashtim u bë në Qipro. Zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura e konfliktuoze ishte bazë e integrimit të Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Kroacisë. Vetëm pasi që konflikte e jashtme u zgjidhen, filluan të realizohen edhe çështjet e brendshme që dërguan në integrim. Po kjo u bë bazë edhe në integrimin dhe hapjen e kapitujve të veçantë për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën. Kjo vlen edhe për Bosnje e Hercegovinë”, shtoi ai.

Më tej theksoi se për Kosovë dhe Serbinë, nga UE doli se kushti për integrim janë çështjet politike.

Ai thotë se ka 10 vite që ecet në dialogun Kosovë-Serbi, madje këtu ka ngecur çështja.

Kelemndi me këtë rast, parashtron edhe një pyetje se si mund të arrihen liritë që u nënshkruan në Shkup?

“Por, për Kosovën e Serbinë çka doli nga UE? Kusht i veçantë për intergrim u paraqitë nga UE zgjidhja e çështjeve të mëdha politike midis Kosovës e Serbisë. Për të dy vendet dolën si fakt marrëdhëniet dypalëshe për të ecur në integrim. Shumë herë dëgjohet: "Nuk ka integrim në UE pa i zgjidhur problemet dypalëshe midis Kosovës e Serbisë". Mbi këtë bazë ka 10 vjet që ecet në dialog midis Kosovës dhe Serbisë. Ka disa të arritura por edhe ka ngecie të madhe, sidomos në fushën e shtetit dhe të të ardhmës politike të shteteve. Këtu ka ngecur çështja dhe pa këtë nuk po ecë integrimi në UE. Këtu del pyetja: Por, si mund të arrihen katër liritë themelore që u nënshkruan në Shkup në "Ballkanin e Hapur"? Anomaliteti po vazhdon. Serbia e konsideron Kosovën në territor serb”, tha Kelmendi.

Tutje shton se kjo nuk ka marrëveshje, sepse gjenocidi serb nuk është dënuar, madje këtë Kelmendi e sheh si fakt se pse BE i kërkon këto zgjidhje për integrim.

Ai thotë se e gjithë kjo shkon deri aty që të pranohet sanksionimi serb mbi Kosovën, pra si integrim në këtë.

“Ky fakt dërgon te çështja se si mund të ecet në katër liritë e tilla me shtetin që e konsideron Kosovën në territor serb! Natyrisht se nuk ka marrëveshje. Kjo edhe për faktin se dhuna, terrori dhe gjenocidi serbomadh nuk është dënuar dhe Serbia si shtet nuk është distancuar nga masat gjenocidiale që i bëri para dy decenjeve mbi popullin shqiptar. Këtu është edhe fakti pse UE kërkon zgjidhjen e këtyre çështjeve për të shkuar te intergirimi në UE. Ndërsa, në "Ballkanin e Hapur" ecet si gaforrja. Pritet të harrohet gjenocidi dhe mos të bëhet dëmshpërblimi për "intergrim". Shkohet deri atje që të pranohet në çështje sanksionimi kushtetues serb mbi Kosovën serbe mbi gjoja intergrim në këtë "Ballkan të Hapur" qesharak të llojit të veçantë! Marri e llojit të vetë”, ka shtuar ai.

Kelmendi me tej ka deklaruar se kjo do të thotë që e kaluara dhe e tashmja të pranohet. Sipas tij, Serbia të dënon gjenocidin ndaj shqiptarëve, si dhe të pranon Kosovën.

Ai shton se, Maqedonia e Veriut duhet të realizon Marrëveshjen e Ohrit, si dhe të liron shqiptarët që janë dënuar për inskenimet kriminale.

“Këtu nuk ka integrim, por nënshtrim dhe pikësynim që e kaluara dhe e tashmja të pranohet për të ecur në rrugë e ripushtimit të Kosovës nga Serbia. Kjo nuk shkon. Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë pragmatike. Serbia kërkohet të distancohet nga e kaluara, të dënon gjenocidin shoveno-fashist ndaj shqiptarëve dhe të pranon shtetin e pavarur të Kosovës. Një fakt tjetër që ndanë është çështja shqiptare në Luginën e Preshevës. Maqedonia e Veriut kërkohet të realizon Marrëveshjen e Ohrit dhe të liron shqiptarët e dënuar mbi bazën e inskenimeve kriminale dhe që gjinden në kapedanët famkeq të këtij shteti të burgosur”, potencoi ai.

Kelmendi tutje shtoi se mbetet të shihet se si mund të shiten liritë e nënshkruara në Shkup, përderisa, Serbia dhe Maqedonia nuk po hapin rrugën për integrim.

Sipas tij, baza e lirisë politike është se kriminelët janë larguar nga pushteti me dhunë.

“Zgjidhja e këtyre çështjeve hapë rrugën për intergrime në “Ballkanin e Hapur" dhe në UE. Po këto nuk po i bënë Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Si mundet pra të shiten katër liritë e nënshkruara në Shkup.? Kjo mbetet të shihet. Por, një gjë dihet. Kurrë paqja dhe integrimet nuk arrihen me kriminelët dhe me bartësit e dhunës terroriste e gjenocodiale. Historia nuk njeh rast të tillë. Përkundrazi! Kriminelët dhe diktatorët janë larguar nga pushteti me dhunë dhe janë përgjigjur si vend dhe individë për atë dhunë, terror e gjenocide. Këtu është baza e barazisë dhe e lirisë politike, ekonomike e sociale. Rrugë tjetër nuk ka”, ka përfunduar Muhamet Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat