Javë më parë është mbajtur seanca e radhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Në këtë seancë nuk u vendos asgjë për ish-krerët e UÇK-së, duke lënë hapësirë për seancën e radhës, shkruan “Bota sot”.
Mirëpo avokatët kanë pasur një ankesë tjetër e kjo ishte që materialet e Speciales të përkthehen në gjuhën amtare, kjo pasi që vazhdon të jetë pengesë.
Për këtë kërkesë kanë reaguar edhe KMDLNJ, derisa kanë thënë se mungesa e përkthimit të materialeve pamundëson mbrojtjen efektive të të akuzuarve.
Në lidhje me këtë temë i kontaktuar nga “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani, i cili u shpreh se përkthimi i materialëve në gjuhën amtare apo atë që e kuptojnë palët është e domosdoshme sepse nuk mund të vazhdoj seanca pa përkthimin e plotë të materialëve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/31/auto_maxresdefault1627742342.jpg)
“Është obligim të përkthehen materialet në gjuhë amtare apo në gjuhët që kuptojn palët. Seanca nuk mund të vazhdoj punën pa materiale të përkthyera dhe të plota”, u shpreh ai.
Juristi në fund thotë se ka shumë materaile gjysmake e kjo e bënë më të vështirë punën e Gjykatës Speciale.
“Ka materiale të shumta gjysmake që e bëjnë të vështirë punën e kësaj Gjykate”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.