Në Shkup është nënshkruar një marrëveshje e quajtur Ballkani i Hapur.
Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen në fjalë, derisa vendet tjera të Ballkanit e refuzuan të marrin pjesë në atë forum.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi të marr pjesë në takimin e organizuar në Shkup ku morrin pjesë Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev.
Minishëngeni i shumë përfolur tash me emër të rij, po konsiderohet të jetë iniciuar në Nish nga Vuçiqi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu.
Kështu po konsideron ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
“Minishengeni është plan i boshtit ortodoks Moskë-Beograd-Athinë. Tani po del se edhe Shqipëria zyrtare e Edi Ramës, sikurse Enver Hoxh në vitin 1945 po e shet interesin e Kosovës. Ky plan është i elaboruar në Moskë e iniciuar në Nish nga Vuçiqi në takimin me Edi Ramën dhe Baton Haxhiun dhe i zyrtarizuar në Novi Sad, në Vojvodinën e aneksuar nga Serbia. Mini Jugosllavia apo Serbia e Madhe zanafillat i ka nga luftërat Ballkanike dhe lufta e Parë Botërore kur kinse në emer të luftës kundër Perandorisë Osmani u pushtuan territoret dhe u masakrua populli shqiptar”, shprehet Miftari për gazetën “Bota sot”.
Miftari thotë se nuk e befason Edi Rama që edhe zyrtarisht është i pagëzuar nga Kisha Ortodokse Greke si nj kalorës i Ortodokizmit në Ballkan.
“Kosova në minishëngen do të thotë ripushtim i Kosovës nga Serbia e Madhe, pushtim njëherë politik edhe ekonomik, e pastaj kur do të gjente kohë të përshtatshme Seria me miqtë e saj do të pasonte edhe ripushtimi ushtarak. Në këto rrethana është fat për Kosovën që Hashim Thaçi është në burg dhe nuk është president. Fat që në qeveri nuk e kemi Isa Mustafën e Avdullah Hotin, por janë Vjosa Osmani presidente dhe kryeministër Albin Kurti, të cilët pos planit të Berlinit dhe anëtarësimit në BE e sidomos në aleancën ushtarek të NATO-s me përkrahjen e miqve amerikan, gjerman, britanez... dhe Kosova kurrë me Osmanin e Kurtin nuk do të pranojnë asnjë plan serbo sllav ortodoks”, thotë ai.
Ai e konsideron fat që Edi Rama nuk vendos për Kosovën.
“Ne kemi pas qindra-mijëra shqiptar të vrarë nga 1945 deri në 1999, qindra të masakruar e të ndjekur nga ushtria serbo-malazeze, dhe me luftën e UÇK-së e me ndihmën e NATO-s Kosova pas shumë shekuj fiton pavarësinë e saj. Por del në vitin 2021 një Esat Pasha i moderuar i veshur si quran i cirkut Edi Rama dhe tenton të na kthen prapë nën thundrën e pushtetit të Serbisë. Por Kosova do ta luftoj këtë ide me popullin e saj, ide kjo e çmendur e akademisë serbe dhe popave ortodoks serbo-sllav”, thotë Miftari.
Ai në fund konsideron se Kosova nuk ka çka të kërkon në një mjedis ku mundon Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Amerika, Zvicra e plotë shtete mike.