Pothuajse ka arritur muaji tetor për zgjedhjet lokale në vendin tonë.
LDK është ajo e cila ka shpallur gjithë kandidatët e saj për kryetar në komuna.
Mirëpo në gjithë listën që ajo ka publikuar është vetëm një kandidate grua, shkruan “Bota sot”.
Pavarësisht që nuk është befasi kandidimi i vetëm i një gruaje në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur analisti politik Islam Krasniqi, i cili u shpreh se gjithmonë ka qenë prezent diskriminimi i grave kjo është parë edhe tek presidentja Osmani.
Ai shton se Osmanin edhe pse e kanë larguar ajo ka arritur të realizoj ëndrren e saj.
“Nuk është diqka e re pasi që partit politike për të parin e komunës kanë praktikuar gjithmon kandidat burra, duke i diskriminojnë femrat, mirëpo kjo praktik ka ardhur si pasojë se çfarë peshe "fuqie" kanë mbajtur femrat brenda partisë ku kanë shërbyer. Si shembull e kemi presedenten tonë znj.Osmani luftën e saj për të realizuara ëndrren e saj, ku partia e saj e largoj, u munduan t'a njollosin, të shpifin për të e që në fund ajo preku kulmin në politik duke i shkelur të gjitha pengesat që ishin në rrugën e saj”, u shpreh ai.
Analisti më tej thotë se tek zgjedhjet komunale në dorë kandidatët i ka partia dhe do të ishte mirë që të kishte femra kandidate për kryetar/e të komunës pasi ato mund të jenë më të suksesshme.
“Po në politik për zgjedhje nacionale i kemi caktuar apo pranuar disa rregulla lidhur më pjesmarrjen e femrave në politik, por të zgjedhjet komunale është në doren e partis, e që do të ishte shumë mirë për demokracinë që edhe femra të ketë në listat për të paret e komunës, pasi që ato janë më të ndieshme dhe mund të ju sherbejnë qytetarëve me shumë dhe mund të jenë më të suksesshme”, përfundon Krasniqi për “Bota sot”.