Ditë më parë është mbajtur Forumi ekonomik për bashkëpunim rajonal në Shkup të Maqedonisë së veriut.
Ky Forum u përbë nga Edi Rama, Aleksandër Vuqiq dhe Zoran Zaev, të cilët së bashku e kanë emëruar minishegenin ballkanik si “Open Ballkan”, ku u bënë thirrje edhe shteteve të tjera në rajon që të bashkohen.
Kjo nismë do t’i japë mundësi vendeve bashkëpunuese në rajon për të hapur kufijtë me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.
Mirëpo padyshim që kjo ide nuk u përkrahë nga kryeminsitri Kurti ai edhe e pa të rrezikshme për Kosovën këtë ide.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi u shpreh se për serbët Kosova është zemra e Serbisë, me Open Ballkanin e Edi Ramës bregdeti shqiptar për serbët do jete shpirti i Serbisë dhe se me këtë ide do të merr fund administrimi shtetëror i Ramës në bregdetin shqiptar.
Sipas profesorit në Shqipëri tashmë do të kenë përparësi vetëm serbët dhe jo shqiptarët e sidomos turistët nga Kosova.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/01/auto_sulejman-mehazi-620x3301627848791.jpg)
“Për serbët Kosova është zemra e Serbisë, me Open Ballkanin e Edi Ramës bregdeti shqiptar për serbët do jete shpirti i Serbisë. Tani e tutje në plazhet shqiptare do jenë të mirëpritur serbët e do dëbohen shqiptarët e Kosovës dhe të Verimaqedonisë. Me Open Ballkan-in mori fund bregdeti i Shqipërisë për shqiptarët jashtë administratës shtetërore të Edi Ramës, dëshirat e flakta të plazheve shqiptare të kosovarëve e shqiptarëve të Verimaqedonisë do ua nderpresë vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me Open Ballkanin. Që nga qershori i 2022 bregdeti shqiptar do mbushet radhazi me serbë sa që nuk do ketë vend për shqiptarët e Kosovës dhe të RMV-së. Në vendbanimet buzë plazheve vetë zotërinjtë e banesave për shkak serbëve do mohojnë shqiptarët jashta Shqipërisë sa që nuk do ketë vend për të banuar, përparësi do kenë serbet e jo vëllezërit e tyre shqiptarë, për turistet serb në tërë plazhet shqiptare do ketë banesa qëndrimi të rezervuara, kurse për shqiptaret e Kosovës jo”, u shpreh profesori.
Më tej, ai shton se me këtë ide do të mbizotëroj vetëm Serbia dhe gjuha e zakonet e tyre.
Kështu pas një kohe bregdeti i Shqipërisë do të bëhet i Serbisë duke marrë kështu kjo e funda edhe një fuqi ekonomike të madhe.
“Zotërinjtë e banesave sa do kuptojnë se pushuesit janë nga Kosova do i mohojnë, kurse pushuesve serbë do ju sigurojnë banesat e pushimeve. Nëpër restorante, hotele e plazhet shqiptare do dominoje gjuha, muzika e flamuri serb, agjencionet turistike do jenë të mbushur me serb, mijera makina e autobuse do mbushen me tagra te Serbisë. Serbet e pasur duke parë leverdinë bregdetare do blejnë pasuri të patundëshme të hoteleve, rostaranteve e plazheve shqiptare, me blerjen e tokave bregdetare do ta përvetesojnë bregdetin shqiptarë, me pervetesimin e bregdetit qëllimisht mallërat bujqesore, blektorale e teknike do merren nga Serbia për të dobësuar ekonomine e tregtaret shqiptarë të Shqipërise, sigurtë e qartë pas disa viteve serbët do bëhen fuqi e madhe ekonomike e bregdetare shqiptare deri sa te vijë koha e përshtashme serbe e të thonë se bregdeti i Shqipërisë është shpirti i Serbisë. ... Pra, për serbët Kosova është zemra e Serbisë, me Open Ballkanin e Edi Ramës, bregdeti shqiptar për serbët do jete shpirti i Serbisë”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.