Më 29 korrik është mbajtur takimi “Minishengeni” mes shteteve të Ballkanit. Mirëpo në të morën pjesë vetëm Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Në këtë takim është ndryshuar edhe emri nga “Minishengen” në “Open Balkan” ose Ballkani i hapur.
Ai është komentuar dhe debatuar shumë.
Kundër këtij takimi ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se, problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën.
Edhe sa i përket pjesëmarrjes së Edi Ramës, Kurti ka thënë se “Kosova dhe Shqipëria do t’i kenë e duhet t’i kenë marrëdhëniet e mira e gjithnjë e më të mira. Nuk i përket as kryeministrit të Kosovës e as atij të Shqipërisë që dy vendet tona që janë të një kombi që të kenë marrëdhënie jo të mira. Kosova dhe Shqipëria, qytetarët e të dyja vendeve i kanë marrëdhëniet vëllazërore, ndërkaq prej politikanëve, qofshin ato edhe prej kryeministrave si Edi Rama dhe puna ime mbetet vetëm ta përfaqësojnë këtë vullnet e interes të qytetarëve”, tha ai.
Lidhur me këtë analisti politik, Hidajet Ahmeti ka thënë se, kryeministri i Shqipërisë duhet të mbrojë me fanatizëm të vërtetën e gjenocidit serb sepse përmes Serbisë nuk mund të fuqizohet e as të anëtarsohet në mekanizmat ndërkombëtar.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/01/auto_auto_auto_auto_auto_hidajet14853281101540218593155119187315785787501627850562.jpg)
“E kaluara objekitve nuk fshihet për qëllime politike, personale apo diçka tjetër. Çdokush që mundohet me mohu të kaluarën gjenocidiale e kriminale të Serbisë bën gabim të madh. Zoti Rama duhet me mbrojtë me fanatizëm të vërtetën mbi gjenocidin serb, pasi përmes Serbisë nuk mund të fuqizohet e as të anëtarsohet në mekanizmat ndërkombëtar”, ka thënë në një prononcim analisti Hidajet Ahmeti.