Sokol Bashota është kandidati për kryetar të Klinës nga Partia Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ka thur lavde për Bashotën, shkruan “Bota sot”.
"Sokol Bashota ka dhënë shembullin e liderit të devotshëm që u rri afër qytetarëve, që angazhohet për ta, që punon mirë dhe fort për ta, pa lënë askënd prapa. Në këto katër vjetët e fundit, stagnimin e Klinës e ka parë secili. Çdokush mund ta ketë një rast për t’u dëshmuar, por askush s’mund t’i ketë dy raste pa dëshmuar asgjë. Prandaj, qytetarët e Klinës po e kërkojnë rikthimin e PDK-së, sepse e dinë që zhvillim për Klinën ka vetëm me PDK-në", ka deklaruar Krasniqi.
Bashota ishte kryetar i Komunës së Klinës nëntor 2013 deri në tetor 2017.
Po ashtu, Bashota ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në institucionet e vendit.
Përveç kësaj, Bashota ishte dënuar nga Gjykata e Pejës-Dega në Klinë me 6 muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë, shkruan “Bota sot”..
Ai në vitin 2019 ishte shpallur fajtor për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.
Ai nuk kishte raportuar disa pasuri të tij, duke përfshirë këtu një vetur, një banesë, etij.