“Kosova nuk duhet të bëhet vegël e projekteve serbo-ruse”

Politika

 “Kosova nuk duhet të bëhet vegël e projekteve serbo-ruse”

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:48
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht shprehet kundër “Ballkanit të Hapur”, pjesë e secilës janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Por, Qeverisë i ka ardhur thirrja nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Qeveria duhet ta marr parasysh thirrjen e SHBA-ve, dhe se nuk duhet të bëhet vegël e projekteve serbo-ruse.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme shumë, mos të bie në kurthin e kësaj iniciative, e cila edhe pse e dëmshme, megjithatë duhet kundërshtuar me një strategji. Besoj se duhet marr parasysh thirrja e SHBA por kjo nuk nënkupton e Kosova duhet të bëhet vegël e projekteve serbo-ruse, e cila fatkeqësisht po gjen mbështetja edhe në Tiranë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Me tej, ai treguar se çfarë duhet të ketë parasysh kryeministri i Kosovës në këtë rast.

“Gjithsesi, kryeminatori Kurti duhet të shprehtë i hapur të jetë pjesë e saj, mirëpo me kushtet që mos të cenohet sovranit, integriteti dhe interesat e Kosovës. Kosova s’duhet të tregohet e izoluar nga mendësia, por të ketë parime, të cilat nuk e demontojnë atë. Pra, duhet strategji, jo apriori të kundërshtohet, pasi kështu dalim keq, dhe shpallet Kosova si delja e zezë " në përpjekjet për të mirën e Ballkanit" siç po e quajnë”, ka vlerësuar Mehemti.

Po ashtu, ai ka thënë se kryeministri Kurti do të di si të veprojë në këtë rast.

“Në parim kërkesa e SHBA është e duhur, mirëpo kjo nuk nënkupton se Kosova të shndërrohet në lodër të Serbisë dhe interesave të saj, besoj se kryeministri Kurti do të di si të veprojë në këtë rast, edhe duke mos cenuar interesat e Kosovës por dhe në anën tjetër duke mos u bërë vegël e Serbisë dhe Rusisë”, ka përfunduar Mehemeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat