Viti 2020 ishte viti i pandemisë e cila përfshiu gjithë botë dhe pati ndalesa për qarkullim. Andaj këtë vit me lehtësimin e masave mërgimtarët ka ardh në vednin e tyre si asnjëherë më parë.
Ata janë një shtyllë e fortë e vendit tonë. Por që shteti i Kosovës nuk është se ka bërë diçka për ta.
Analisti Blerim Burjani në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se, vendi ynë duhet të krijoj mundësi për të lehtësuar procedurat për të bërë investime si dhe t'i garantoj ato.
“Kosova duhet të krijoj lehtësira për investim në Kosovë, për të lehtësuar procedurat e të bërit biznes, ofrmin e këshillave të nevojshme për investime, si dhe të garatoj investimet e diasporës”, thotë analisti.
Tutje shprehet se, deri më tash diaspora janë turistë në atdheun e tyre.
“Pra krijimi i një varg lehtësirave janë ndihma më e madhe që mund të i bëhet atyre, deri më tash ata janë turistë në atdheun e tyre, duhet të kthehen në investitor dhe dalëngadalë të lidhen edhe me ekonominë kosovare dhe jetën në Kosovë”, ka thënë Burjani.
Në fund analisti shton se, diaspora deri më tash vetëm po shfrytëzohet
“Deri me tash daispora shfrytezohet për para që sjellin në Kosovë dhe për vota ka pas shumë lobizim në diapsorë për të votuar herën e fundit kjo është shfrytëzim më shumë se sa që është bërë diçka për ata, pra nuk duhet ta shfrytëzojmë diapsorën por duhet ofruar kushte për kthim në Kosovë dhe për investime”, përfundon analisti Blerim urjani për “Bota sot”.