“Një grua në procesin e dialogut”, flet analisti “Dialogu është çështje diplomatësh dhe jo çështje heronjsh apo viktimash”

Politika

“Një grua në procesin e dialogut”, flet analisti “Dialogu është çështje diplomatësh dhe jo çështje heronjsh apo viktimash”

Nga: A.Z Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:53
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë për përfshirjen e ndonjë gruaje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, është përmendur se duhet të jetë pjesë e ekipit për negociata me Serbinë.

Ajo thuhej se është personi i duhur e cila mund të dëshmojë para palës serbe në bisedime për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Lidhur me këtë, analisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kurti po i tregon Serbisë se çfarë ka bërë shekuj më parë.

Shahu thotë se dialogu është çështje diplomatësh dhe ekspertësh që e dinë se Kosova është e pavarur, por jo viktimash apo heronjsh.

“Në dialogun me Serbinë sikur po vihet re një tendencë me i tregu Serbisë se çfarë krimesh ke bërë në Kosovë dhe sikur po synohet me e mundë Serbinë që ta fitojmë lirinë e pavarësinë prej saj. Kryeministri Kurti po i tregon Serbisë së sotme se çfarë ka bërë Serbia e para gati dy shekujsh. Sikur po harrohet se Kosova e ka fituar lirinë e pavarësinë me luftën e saj dhe të Amerikës e Natos. Ndaj dialogu është çështje diplomatësh e negociatorësh dhe jo çështje heronjsh apo viktimash. Nuk skuqet Serbia për viktimat e saj. Dialogu është çështje ekspertësh që e dinë se Kosova është e pavarur, nuk është çështje demagogësh dhe është çështje që nuk zgjidhet pa garanci amerikane”, potencoi ai.

Më tej ka shtuar se Kosova është e mundur me luftë nga Amerika dhe NATO, andaj synimi i dialogut nuk është për të treguar njohuri individuale.

Ai shtoi se asnjë personazh i cili i kujton krimet Serbisë nuk e shton peshën e ekspertëve.

“Dialogu nuk është retorikë në konferenca shtypi në Bruksel as garë parullash. Synimi i diogut nuk është që të tregojmë njohuri individuale, as poshtërimi i Serbise sepse ajo është e mundur me luftë nga Amerika e NATO për hatër të shqiptarëve, as nuk është retorika nacionaliste në Bruksel për me shtu vota në zgjedhjet vendore në Kosovë. Nuk e shton peshën e ekspertëve asnjë hero apo asnjë personazh që i kujton Serbisë krimet e tmerrshme. Serbia njeh forcën dhe nuk ecën me emocione në dialog”, ka përfunduar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat