“Zbulohet” plani që po përgatitet nga Zaev dhe Vuçiq për Kosovën!

Politika

“Zbulohet” plani që po përgatitet nga Zaev dhe Vuçiq për Kosovën!

Nga: M.H. Më: 9 gusht 2021 Në ora: 21:23
Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev u ka çuar mesazh udhëheqësve të Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe atyre të Malit të Zi, për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për gazetën “Politika” ka thënë se “Ballkani i Hapur” është shprehje e vullnetit të fortë politik të tre shteteve dhe se tre kombe bëjnë më shumë se një komb.

Në lidhje me këtë deklaratë të Zaev për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi, i cili fillimisht tregoi një historik të shkurtër të Maqedonisë duke u shprehur që ajo nuk ka pasur dhe nuk ka ende shtet demokratik.

Sipas tij në organet qendrore nuk punojmë as 2% shqiptarë, në polici dhe në ushtri është gjithashtu gjendja e njëjtë duke shtuar që kundër shqiptarëve u shtuan masat e dhunës dhe u bënë shumë inskenime kriminale.

Image
Muhamet Kelmendi

“Maqedonia si shtet është treguar shumë e ashpër dhe tepër antishqiptare. Kurdohere ka përdorur dhunë dhe masa diskriminuese e të ashpra. Edhe pas formimit të shtetit, pas vitit 1992, shqiptarët u trajtuan shumë keq dhe u diskriminuan ashpër. Shqiptarët nuk kishin të drejta nacionale, shoqërore e sociale. Vetëm pas luftës së UÇK-së u hap perspektiva për të ardhmen edhe në Maqedoni. U nënshkrua marrëveshja e Ohrit dhe filluan disa të drejta të realizohen. Edhe sot nuk kemi barazi në punësim dhe në zhvillim ekonomik e shoqëror. Në organet qendrore nuk punojmë as 2% shqiptarë. Në polici dhe në ushtri është gjithashtu gjendja e njëjtë. Kundër shqiptarëve u shtuan masat e dhunës dhe u bënë shumë inskenime kriminale kundër shqiptarëve për të shtuar dhunë e masat tjera diskriminuese”, u shpreh ai.

Profesori më tej përmend rastin e Kumanovës kur shteti i përforcojë masat e që politika të tillë po përcillet edhe sot.

Ai vazhdon më tej duke përmendur projektin “Ballkani i Hapur” e që thotë se është projekt serbomadhe dhe që ka për synim që Serbia të shtrijë ndikimin e saj dhe të pretendojë të pushtojë e ndaj Kosovën.

“Rasti i Kumanovës nuk harrohet kurrë. Ka edhe raste shumë të ashpra tjera. Shteti i përforcoi masat. Politika e tillë e Maqedonisë po përcillet edhe sot. Në gjendjen e tillë dhe kur shteti shoveno-maqedon ka rritur diskriminimin ekonomik dhe social, sikundër edhe nacional, filloj politika tjetër, ajo e "Ballkanit të Hapur", që është vepër serbomadhe dhe i shërben politikës diskriminuese në Beograd dhe në Shkup për të vazhduar diskriminimet e shumta ndaj shqiptarëve dhe për të u zgjeruar në tokat arbërore. Po sikur në këtë shtet, edhe Serbia po vazhdon sllavizimin e viseve shqiptare në Luginën e Preshevës. Ndërsa, ndaj Kosovës vazhdon pretendimi për pushtim dhe ndarja të Kosovës”, u shpreh profesori.

Analisti thekson që për dëmet e Serbisë ndaj Kosovës ende nuk kemi përgjegjësi duke shtuar ai kujton femrat e dhunuara, të zhdukurit dhe fëmijët e vrarë.

Ai shton se për këto dëme është dijeni edhe Zaev edhe Vuçiq por që për të njëjtat nuk po tregohen aspak demokratik dhe të përgjegjshëm.

“Ende nuk ka përgjegjësi të shtetit serb. Dëmet janë të mëdha në Kosovë të krijuara nga makineria serbomadhe. 20 mijë femra shqiptare janë të përdhunuara dhe rreth 13 mijë shqiptarë të masakruar. Prej tyre mbi 1 mijë fëmijë nën moshën 8 vjeçare. Edhe 1600 shqiptare janë të humbur. Dhe në emër të demokracisë po vazhdon diskriminimi dhe politika sllavomadhe në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut. Asnjëri shtet nuk reflekton. Në emër të "Ballkanit te Hapur" po tregohen këto shtete gjoja si demokratike dhe me liri të barabarta, e në anën tjetër, kanë përgjegjësi ndaj shqiptarëve. Kurrë nuk dhanë përgjegjësi. Zaev i di këto, sikundër edhe krimineli Vuçiq. Megjithatë, po tregohen gjoja demokratë”, tha profesori.

Nga ana tjetër analisti shprehet se ky projekt i quajtur “Ballkan i Hapur” është krijuar për të treguar demokraci mes vendeve mirëpo që diskriminimi dhe sllavizmi i shqiptarëve vazhdon të jetë prezent pikërisht në këto shtete.

Ai përmend edhe njërin nga deputetët gjerman që u gjend i befasuar nga ky projekt duke cituar deklaratën e deputeti që Serbia duhet ta njoh Kosovën.

E në fund profesori thotë se politika diskriminuese shërben në “Ballkani i Hapur”, për të realizuar interesat serbomëdha.

"Ballkani i Hapur" po iu shërben për të treguar para shteteve, UE e botës se gjoja në këto dy shtete ka liri dhe demokraci. Ndërsa, vazhdon diskriminimi dhe sllavizimi i trojeve shqiptare në këto shtete sllave. Kështu u rriten presionet edhe në Evropë etj. Matje edhe deputeti gjerman për Ballkan u shpesh për këtë "Ballkan". Po si ecët? Me shtet sllave që janë përgjegjëse për dhunë nuk ecet me rrugën e tillë. Ato shtete kanë për detyrë që të reflektojnë dhe të marrin përgjegjësi. Me atë krijohet tabani për bashkëpunim. Serbia duhet të njeh pavarësinë e Kosovës dhe të jap llogari. Gjithashtu të ndali politiken e nënshtrimit dhe të diskriminimit të shqiptarëve në Luginë. Ndërsa Maqedonia e Veriut të realizon barazinë dhe lirinë nacionale, shoqërore e sociale. Tërë kohën sa vazhdon politika diskriminuese shërben në "Ballkani i Hapur"për të realizuar interesat serbomadhe. Për asgjë tjetër nuk ka vlerë”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat