Deklaratat e Vuçiqit me zero vlerë, njohja nga Izraeli çështë e kryer

Politika

Deklaratat e Vuçiqit me zero vlerë, njohja nga Izraeli çështë e kryer

Nga: A.SH Më: 10 gusht 2021 Në ora: 17:48
Flamuri i Kosovës dhe ai i Izraelit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se njohja e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli ka qenë zhgënjyese për Serbinë.

Siç raportojnë mediat atje, presidenti serb ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ri të Izraelit, Isaac Herzog, ku ka shfaqur shpresën se, Serbia dhe udhëheqësia e re izraelite do të përparojnë raportet dypalëshe.

Analisti politik, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Serbia dhe liderët atje kanë punuar gjithmonë kundër njohjeve të reja për shtetin tonë, duke u munduar që ta bllokojnë në çdo proces integrues.

Sipas tij, procedura lidhur me njohjen e Kosovës nga Izraeli është e kryer.

“Procedura lidhur me njohjen nga shteti i Izraelit është e kryer dhe deklaratat e presidentit serb kanë zero vlerë për këtë çështje pasi që kjo njohje na ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë, e që vetë ShBA-ta janë arkitektet i pavarësisë tonë, të cilët janë garantuesit e globit, e mos të flasim për peshën e Serbisë ndaj një aleati apo miku të afërm të Shtëpisë së Bardhë siç është Izraeli”, përfundon Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat