Opinonisti dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, ka folur në lidhje me “Ballkanin e Hapur”, nismë kjo e realizuar nga Rama, Zaev dhe Vuçiq.
Sipas profesorit kjo marrëveshje nuk është e mençur njëherëshit mundohet ta dërgoj vetëm Serbinë të realizoj ëndrren e saj për sundim rajon.
Ai thotë se “Ballkani i Hapur”, është kundër integrimëve evoatlantike të Ballkanit dhe për këtë arsyje nuk po i bashkohen vendet e tjera.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/11/auto_Binak-Maxharraj1628717611.jpg)
“Kjo marrëvshje nuk është diçka e mençur që duhet përkrah sepse më shumë nuk integron sesa e integron rajonin, këtë iniciativ me ngulim po e dërgon përpara vetëm Serbia për shkak të ëndrres së saj të kahmotshme për sundim në rajon, për depërtim në detë si ënderr e saj e kahmotshme. Sipas kësaj marrëveshje Serbia e merr primatin ekonomik, social dhe do sillet si vazal duke i nënshtruar vendet tjera që janë ose bëhen pjësë e kësaj marrëveshje. Marrëveshja “Ballkani i Hapur”,është edhe diçka kundër integrimeve evoatlantike të këtij rajoni që është si projekt i BE-së. Dhe mu për këtë arsyje kësaj marrëveshje nuk po ju bashkohen vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, Bosnja, Mali i Zi e as Kosova”, u shpreh ai.
Më tej, opinonisti thotë se Rama, Vuçiq dhe Zaev kur kanë filluar këtë iniciativë kanë harruar që kanë një rajon të trazuar politikisht.
Ai shton se nuk mund të ketë lëvizje të lirë sidmos mes Kosovës dhe Serbisë kur mungon njohja reciproke.
“Rama,Vuçiq dhe Zaev sikur kanë harruar se një rajon të trazuar politikisht nuk mund të ketë iniciativa dhe marrëveshje të mirëfillta,sepse nuk do të këtë kurrfarë suksesi të asnjë marrëveshje pa përmiresimin e situatës politike në rajon. Si mund të ketë lëvizje të lirë, bie fjala midis Kosovës e Serbisë, kur ajo nuk e njeh Kosovën si shtet, kur ajo angazhohet si në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm kundër Kosovës, e pengon në anëtarësime, kërkon ndarjen e Kosovës,të cilës tash së fundmi po i kërcënohet edhe me luftë për ta marr veriun e sidomos Trepçen dhe Ujmanin i ka si pikësynim.etj, tha Maxharraj për “Bota sot”.