Javë më parë, Partia Demokratike e Kosovës u bë me kryetar dhe kryesi të re. Në krye të saj erdhi, Memli Krasniqi.
Përkundër kësaj, brenda kësaj partie siç duket ka pakënaqësi. Si rrjedhojë, Partia Demokratike e Kosovës ka humbur një figurë të rëndësishme.
Isa Agushi, i njohur si komandant “Dardani”, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Agushi është Këshilltari Komunal në Gjilan.
Siç mësohet nga gazeta “Bota sot”, Agushi ka dhënë dorëheqje nga kjo parti për shkak të pakënaqësive.
Ai ka dhënë dorëheqje, pikërisht në kohën kur dega e PDK-së në Gjilan, bëri publike emrin e kandidates për kryetare të Komunës. Nga kjo parti kandidate do të jetë Leonora Bunjaku.
Ndryshe, Agushi kishte aderuar në PDK më vitin 2019. Po, ashtu, ai ishte këshilltar komunal për një mandat nga Lidhja Demokratike e Kosovës.