Tomë Gashi flet për gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend

Politika

Tomë Gashi flet për gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend

Nga: M.H. Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Avokati Tomë Gashi në një intervistë për “Bota sot”, ka folur në lidhje me gjendjen e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Ai thotë se ministria e drejtësisë është një prej akterëve më të rëndësishëm në vend dhe se po vazhdon të kryejë punën me sukses duke propozuar ligje për ta luftuar krimin e organizuar.

“Ministria e Drejtësisë si njëri prej akterëve më të rëndësishme po vazhdon punën e saj të palodhshme për sistemin e drejtësisë e cila po punon duke propozuar ligje që do të luftojnë krimin e organizuar”, u shpreh avokati.

Image
Avokati, Tomë Gashi

Më tej, ai përmend edhe ligjin për konfiskimin e pasurisë të pajustifikueshme e që ndryshe quhet Ligji Anti-mafia.

“E që vlen të ceket që tanimë është dërguar në Kuvend Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, që ndryshe quhet Ligji Anti-mafia”, tha Gashi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat