Javës së fundit, në Kosovë janë rritur rastet e prekura me virusin Covid19 në vend.
Ndërkaq, deputetët e Kuvendit tashmë kanë shkuar në pushim.
Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se në rast emergjente Kuvendi mund të sigurojë kuorum.
“Çështja e pushimeve është e rregulluar me ligj dhe kjo nuk është problem pasi që Kuvendi për raste emergjente mund të sigurojë kuorum duke i kthyer deputetët nga pushimet”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, ai ka cekur se tashmë Kosova e ka ligjin anti Covdit.
“Mos të harrojmë së tani kemi ligjin anti Covit dhe rritja e rasteve me Covit 19 mund të aktivizojë qeverinë e cila mund të marr masa të caktuar duke u mbështetur në dispozitat ligjore, saktësisht në ligjin anti Covdit, përkatësisht Ligjin Nr.07/L-006 që ka të bëjë më parandalimin dhe Luftimin e pandemisë Covdit 19.E që qeveria mundet të aktivizojë përsëri dispozitat ligjore të këtij ligjit për të ruajtur shëndetin e përgjithshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.