Përplasja Rama-Haradinaj, analisti: Kryeministri shqiptar është i rreshtuar gabimisht

Politika

Përplasja Rama-Haradinaj, analisti: Kryeministri shqiptar është i rreshtuar gabimisht

Nga: A.SH Më: 14 gusht 2021 Në ora: 21:28
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka replikuar mes vete për shkak të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rama kishte deklaruar se Kosovës shancën për vizat ia ka humbur Ramush Haradinaj. Kurse ky i fundit ka hedhur poshtë deklarimet e Ramës duke thënë se i ka mbrojtur tokat e Kosovës siç e quan ai, nga vëllai i tij.

Për këtë analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, se Rama është rreshtuar gabimisht në krah të Hashim Thaçit.

Image
Faton Mehmeti, analsit

 

“Dihet se Rama ishte rreshtuar krah Hashim Thaçi dhe Vuçiqi për idenë e tyre të ndarjes së Kosovës. Në këtë aspekt duhet theksuar se konfilikti i Ramës me liderët e Kosovës, përveç Thaçit, ka qenë pikërisht për shkak të rreshtimit të tij të gabuar. Pajtohem plotësisht me Ramushin në këtë deklaratë të tij. Në fakt Edi Rama akoma vazhdon të jetë i rreshtuar gabimisht, pra nuk po arrin akoma të jetë në rrugën e drejtë, e cila është rruga e mbështetjes së Kosovës, jo ndarjen apo korrigjimin e kufijve të saj”, ka thënë analisti.

Në replikën mes Ramës dhe Haradinajt, Mehmeti vlerëson se Haradinaj është më patriotë jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë.

“Duhet theksuar gjithashtu se në këtë aspekt, Rama ka bërë dhe po vazhdon të bëj gabime të mëdha, e të cilat vetëm sa po e shtojnë edhe më shumë njollat në boiografinë e tij, si dhe ndasitë me liderët e Kosovës. Ramushi është shumë më patriotë se Rama, jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë, dhe kjo gjë tashmë s’ka asnjë dilemë”, përfundon analisti Faton Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat