“Kosova si shtet mik i Amerikës, t’i përgjgjiet pozitivisht për strehimin e refugjatëve”

Politika

“Kosova si shtet mik i Amerikës, t’i përgjgjiet pozitivisht për strehimin e refugjatëve”

Nga: A.Z Më: 15 gusht 2021 Në ora: 16:28
Flamuri i Kosovës dhe ai i SHBA-së.

Këto ditë është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga shtetet mike për të strehuar Afganët, që po ikin nga terrori i talebanëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi se Shqipëria i përgjigjet pozitivisht kërkesës së SHBA-së, ndërsa kërkoi që një gjë të tillë ta bëjë edhe Kosova, në rast se i kërkohet.

Lidhur me këtë, analisti Adem Bytyçi ,në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kosova ka mundësi të kufizuara ekonomike për të garantuar strehimin e tyre.

Ai thotë se duhet t’iu përgjigjemi pozitivisht SHBA-së, por vetëm për një numër refugjatësh, duke i pasur parasysh mundësitë ekonomike dhe mundësitë tjera kufizuese.

“Kosova është shtet i vogël, dhe me mundësi të kufizuar ekonomike për t'uu garantuar strehim të rehatshëm dhe komod refugjatëve Afgan. Mirëpo, përderisa SHBA ka kërkuar nga Kosova për strehimin e refugjatëve Afgan, jeta e të cilëve rrezikohet nga regjimi i talibanëve, pas tërëheqjës së trupave ushtarake Amerikane nga atje, Kosova si një shtet mik i Amerikës, duhet t'i përgjigjet pozitivisht SHBA-së, për të strehuar një numër refugjatësh, kuptohet simbolik për shkak të mundësive ekonomike dhe mundësive tjera të kufizuar për strehimin e më shumë refugjatëve Afgan”, ka potencuar Bytyçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat