Marrja nën kontroll e Afganistanit nga forcat talibane ka bërë që një numër i madh i qytetarëve të ikin vendbanimet e tyre.
Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova është zotuar se do t’i strehojë një numër të refugjatëve nga Afganistani.
Një nga pasojat që mund t’i ketë Kosova nga pushteti i ri afgan me rastin e pranimit të refugjatëve nga ky vend është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Anton Nrecaj, nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal ka thënë se një nga pasojat që mund t’i ketë Kosova nga pushteti i ri afgan me rastin e pranimit të refugjatëve nga ky vend është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Lidhur me këtë, analisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se për shkak të raporteve jo të mira me SHBA-të, një gjë e tillë mund të ndodhë.
Por, sipas tij, nëse në këtë angazhohet Erdogan, atëherë nuk do të ndodh as tërheqja e njohjes së Kosovës.
“Natyrisht se Kosova si aleate e SHBA-së, nuk ka pasur mundësi për të mos iu përgjigjur pozitivisht kërkesës për strehimin e refugjatëve Afgan. Ndërrimi i pushtetit në Afganistan edhe mund të tërheq njohjen e Kosovës, për shkak të raporteve jo të mira me SHBA. Por, nëse Ministria e punëve të jashtme e angazhon Rexhep Erdogan shefin e shtetit Turk, para se të ndodhë kjo, tërheqja e njohjes së Kosovës nga Afganisti nuk do të ndodhë”, ka përfunduar ai.