Ka disa ditë që në Afganistan është gjendje kaotike. Kjo pasi që talebanët e shtrinë pushtetin e tyre edhe në qytetaret më të mëdha të këtij shteti.
Kjo gjendje në Afganistan i ka “motivuar” radikalët serb që të aktivizohen.
Ata tash e disa ditë po vazhdojnë me kërcënimet e tyre në drejtim të Kosovës.
Ish zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar zhvillimet e fundit në Afganistan.
“Situata që po zhvillohet në Afganistan, pas tërheqjes se amerikanëve nga ai shtet, është kaotike dhe ka shkaktuar panik tek banorët atje. Kjo sepse atë shtet në 20 vitet e fundit ishin amerikanët që e qeverisen, në bashkëveprim me një pjesë të popullatës afganistanase që ishin më liberal. Por në të kundërtën ishin talibanet që i kundërshtonin dhe herë-herë bënin rezistencë dhe luftëra me amerikanët dhe me pjesën tjetër të afganistanasve që ishin më liberal dhe që ishin në qeverisje së bashku me amerikanët. Tani kur amerikanët sipas marrëveshjes po tërhiqen nga Afganistani, pjesa tjetër liberale e asaj popullate afgane nuk po dëshiron të qëndrojë në shtetin e tyre, nga frika se do të ndodhin hakmarrje nga ana e talibanëve ndaj pjesës liberale të tyre. Prandaj ndodhë që në të ardhmen e afërt edhe një pjesë e kësaj popullate të shpërngulën nga shteti i tyre dhe të kërkojnë strehim në Shqipëri si dhe në Kosovë”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.
Sipas tij, situata e krijuar tani në Afganistan nuk mund të jetë shembull i cenimit të sigurisë në Kosovë.
Tërnava ka përmendur arsyet se pse nuk mund të jetë situata e ngjashme me Kosovën.
“Kjo situatë e krijuar tani në Afganistan nuk mund të jetë shembull i cenimit të sigurisë në Kosovë. Sepse Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 117 shtete me konfirmimin e pavarësisë nga ana e GJND-se, dhe shqiptarët janë shumë të përkushtuar dhe mirënjohëse ndaj Amerikës, sepse Amerika është shteti i cili mbas shumti ka kontribuar që ne sot të jemi shtet i pavarur. Prandaj miqësia e popullit të Kosovës ndaj amerikanëve është e njohur dhe shume e sinqertë, dhe populli i ynë është i gatshëm që për çlirimin që na ndihmuan amerikanët, në rast të ndonjë rrezikimit apo konfliktit luftarak të Amerikës me ndonjë shtet tjetër, edhe shqiptarët-kosovaret do të bënin çmos që t`iu ndihmojnë dhe ti rrezikojnë jetët e tyre për Amerikën”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Ai ka shtuar se situata që po ndodhë në Afganistan dukshëm dallon nga çështja e Kosovës.
“Në Kosove për shkaqet që i shpjegova kurrsesi nuk mund të cenohet siguria e saj, sepse situata që po ndodhë në Afganistan dukshëm dallon nga çështja e Kosovës, sepse sikur e shpjegova i tërë populli shqiptar nga Kosova, Amerikën e llogarisin si shtetin mik më të afërt dhe mes popullit shqiptar nuk ka divergjenca apo dallime kur bëhet fjale për Amerikën”, ka cilësuar ai.
Më tej, Tërnava ka përmendur edhe friken që po shfaqet në opinionin vendor pas ngjarjeve në Afganistan.
“Prandaj marr në tersi “frika” që po shfaqet në opinion se Kosova një ditë mund të përballet me një situatë të tillë si në Afganistan, është një supozim nga autorët që duan me futë defetizëm në popull, dhe që punojnë për interesa të shteteve armiqësisht të orientuara ndaj Kosovës dhe me një fjale zhvillojnë lufta speciale ashtu sikur i detyrojnë ato shtete për të cilat janë të përkushtuara apo janë të paguar nga ta”, ka potencuar Tërnava.
Gjithashtu, ai ka përmendur edhe kërcënimet që po vijnë nga radikalët serb.
“Nga ana tjetër, edhe përfaqësues radikale serb kanë kërcënuar se Kosovës mund t`i ndodhe ngjashëm me Afganistanin, e që kjo është vetëm një dëshirë e serbeve e pabazuar. Ne fakt kjo është e tëra që e shpjegova, sepse shteti serb dihet që ka pretendime të okupimit ndaj shtetit tonë, prandaj ata nuk rreshtin duke imagjinuar për okupimin e Kosovë”, ka potencuar ai.
Ndërkaq, Tërnava ka treguar se çfarë mund t`i ndodhë Serbisë, në qoftë se e sulmon Kosovën.
“Por nëse Serbia pretendon dhe e sulmon Kosovën, tani shtetësia dhe territori i saj do të vihet në dyshim, sepse ende është në fuqi rezoluta e OKB-se 1244 e vitit 1999, e cila do t`i aktivizoj ato forca të NATO-së sikur në vitin 1999, dhe tani ekzistenca e Serbisë do të vihet në pikëpyetje me tërë territorin e saj, sepse tani Serbia me këto sjellje të saj që 20 vite e fundit edhe mund të mos ekzistoj më”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.