Viteve të fundit gratë në Kosovë kanë më shumë hapësirë në shumë fusha, duke përshirë këtu edhe skenën e politikes.
Por, përkundër kësaj në vendin tonë deri tani ka qenë vetëm një grua që e ka udhëhequr një komunë të Kosovës, shkruan "Bota sot".
Ajo është Mimoza Kusari-Lila e cila ishte në krye të Komunës së Gjakovës për një mandat (2013-2017).
Po ashtu, ajo tani është përzgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje që të jetë kandidate për edhe një mandat për komunën e Gjakovës.
Ndryshe, ajo është edhe kryetare partisë Alternativa për Kosovën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/20/auto_236076926_10157760393205916_7071301851111733367_n1629466645.jpg)
Në anën tjetër, Kusari-Lila nuk është e vetmja grua që është kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës.
Kandidatja tjetër është Arbënesha Kuqi nga Partia Demokratike e Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/20/auto_30725137_2415154881843641_3755760913928421376_n1629466674.jpg)
Kjo do të jetë hera e parë në Kosovë që dy gra do të jenë kundërkandidate për kryetare të një komune, shkruan "Bota sot".