Disa përgjime janë publikuar kohën e fundit, që tronditën opinion publik në Kosovë, megjithatë, ato u harruan shpejt, derisa me to nuk po merret askush.
Në lidhje me këto përgjime, eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava thotë se, përgjimet e fundit tregojnë një situatë të gjendjes në Kosovë që është shqetësuese dhe alarmante.
Tërnava kërkon nga Ministria e Drejtësisë konkretisht nga Albulena Haxhiu që të marr veprime urgjente duke u bazuar në ligj për heshtjen e KPK dhe KGJK-së.
“Kjo heshtje lidhur me skandalin e përgjimeve po e dëshmon katërçipërisht edhe defakto kapjen e institucioneve ligjzbatuese të drejtësisë siç janë KPK-ja dhe KGJK-ja nga nëntoka kriminale e cila realisht është instaluar nga SHIK-u ilegal e kriminal që nga paslufta e QPK-ja! Ministrja Albulena Haxhiu ka kritikuar këto dy instanca duke thënë se si Ministria e Drejtësisë pas këtij veprimi me “heshtje mortore” nuk mund të mbështeten edhe me tutje ato institucione dhe ata prokurore e gjyqtare të cilët amnistojnë në heshtje dhe hapur krimin dhe shkeljen e Ligjit nga zyrtaret me pozita të larta në sistemin e drejtësisë së kapur nga krimi dhe SHIK-u!”, thotë Tërnava.
Për këtë çështje ministrja Haxhiu ka thënë se, nuk mund t’i mbështetë më tutje kur ata duan t’i mbyllin sytë e veshët përballë shkeljeve dhe skandaleve me të cilat jemi përballur ditëve të fundit.
“Në momentin kur nuk ka reagime të përshtatshme ne përputhje me ligjin që i detyron si ajo për audio-incizimet, padyshim që do të kritikohen edhe me ashpër nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë ajo.
Madje ajo paralajmëron edhe distancim dhe izolim të KPK-s dhe KGJK-s në këtë përbërje nëse shkelësit e ligjit nuk ndëshkohen thjesht sipas ligjit: "Sepse ne në qeverinë aktuale jemi zotuar para popullit që është sovran i këtij vendi, që do ta kthejmë shumë shpejt besimin e qytetarëve në sistemin e ri të drejtësisë se kapur", është shprehur Haxhiu.
Për këtë, Tërnava thotë se, paralajmërimi për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial është plotësisht i drejtë dhe i arsyeshëm.
“Në këto përbërje që janë sot se nuk do ta kenë mbështetjen e MD-së, në rast se nuk duan të bashkëpunojnë për zbatim të ligjit që i detyron, bashkërisht e me Ministrinë e Drejtësisë për kthimin e besimit dhe të dinjitetit të qytetarëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë dhe vendosjen e zbatimin e ligjit dhe ligjshmërisë në vend të krimit e mbi krimin e organizuar që ka kapur të dy mini-qeveritë e sistemit të drejtësisë siç janë të kapura KPK-ja dhe KGJK-ja për afro 15 viteve nga SHIK-u ilegal e kriminal”, potencon tutje ai.
Sipas tij, një bashkëpunim i këtyre institucioneve të drejtësisë sikur i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial me Ministrinë e Drejtësisë, do ta kthente besimin dhe dinjitetin të qytetarëve të Kosovës.
“Pra do ta vendosin zbatimin e ligjit dhe ligjshmërisë dhe njëherë e përgjithmonë. Kosova do të spastrohej nga krimet e organizuara që nga paslufta e deri më tani, dhe vetëm në këtë mënyrë do të na lejohet Liberalizimi i vizave dhe heqja drejtë BE-së, dhe me këto veprime edhe qytetarëve do u thyhej dinjiteti që të jetojnë të qetë e të lumtur në shtetin e tyre që quhet Kosovë”, përfundon ai.