Shpesh herë është kërkuar që të bëhet kapja e peshqve të mëdhenj dhe largimi i tyre nga skena politike.
Por, si duket këto janë vetëm thirrje të kota, kjo pasi që shumë zyrtarë politikë vazhdojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
Një gjë të tillë e dëshmon më së miri edhe listat e partive politike për zgjedhjet lokale, që priten të mbahen më 17 tetor, shkruan "Bota sot".
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave të cilët kanë probleme me ligjin.
Sipas të gjeturave të KDI-së gjithsej janë 9 kandidatë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive.
Partitë të cila kanë më së shumti kandidat të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK-ja dhe PDK me nga tre kandidatë, LVV me dy kandidatë, kurse Nisma me vetëm një kandidat.
“Një (1) kandidat i cili në tri (3) vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një (1) kandidat me një dënim më të vjetër se tri (3) vite derisa nëntë (9) kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive”, thuhet në njoftimin për media.
Nga AAK-ja këta janë kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin: Faton Jakupi, Rrustem Berisha, Zenun Elezaj.
Ndërkaq, nga PDK-ja këta janë kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin: Murtez Zekolli, Sami Lushtaku, Sokol Bashota.
Kurse, nga VV-ja këta janë kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin: Mimoza Kusari Lila, Valon Ramadani,
Sa i përket, kandidatit të Nisma që ka problem me ligjin është Zafir Berisha.
Ndërkaq, nuk është raportuar nga KDI se ndonjë kandidat nga radhët e LDK-së që ka probleme me ligjin.