LDK para sfidës, ja çfarë pritet t`i ndodhë në zgjedhjet e 17 tetorit

Politika

LDK para sfidës, ja çfarë pritet t`i ndodhë në zgjedhjet e 17 tetorit

Nga: A.M. Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:16
LDK

Në muajin mars, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur si kryetar të saj, Lumir Abdixhikun.

Po ashtu, u zgjedh edhe kryesia e re. 

Shqipe Mjekiqi, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri janë nënkryetarët e rinj të LDK-së.

Por, opinionisti Ruzhdi Peçani, në një prononcim për “Bota sot”, shprehet se LDK po futet në këto zgjedhje e pareformuar.

“LDK po futet në këto zgjedhje e pareformuar, reforma nuk nënkupton ndërrim emrash. Reforma nuk është voluntari, po as ëndërr utopike, por kërkesë e gjetjes së rrugës për të dalur nga kriza. Duke kërkuar zgjidhjet, reformat hapin horizonte dhe përgjigje ndaj sfidave, provokojnë guximin për ecje në horizontet e reja. Dhe ky do ishte momenti  i provokimit të guximit intelektual. Këtë LDK nuk arriti ta bënte dhe mbetet akoma një parti amorfe”, ka thënë ai për “Bota sot” Gjithashtu, Peçani ka treguar se kush do të sfidohet në zgjedhjet e 17 tetorit.

Image
Ruzhdi Peçani

“Dhe zgjedhjet në tetor do ndodhin, do sfidohen zyrtarë të lartë të LDK, të bekuar nga Kryesia dhe kryetari Lumir Abdixhiku, duke marrë kështu  edhe përgjegjësinë për gjithë atë që do sjellin këto zgjedhje. Urojmë suksese, por nuk do thotë  se që të gjithë këta do dalin fitimtar – do ketë humbës”, ka theksuar ai.

Më tej, Peçani ka treguar se çfarë do të prodhojë brenda LDK-së zgjedhjet lokale që priten të mbahen.

“Po këto zgjedhje, do prodhojnë dhe  një debat të shëndetshëm në organet e LDK-së,- drejtë një reformimi të thellë aq të domosdoshëm. Këto zgjedhje do e zgjonin LDK nga letargjia. Të vetëdijshëm se reforma do duhej bërë, për një kthim kah ardhmëria duke arritur që rreth vetes të ofroj pjesën më vitale dhe kapacitet e shoqërisë”, ka deklaruar Peçani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat