Situata në Afganistan po vazhdon të jetë e ndërlikuar me shumë të vdekur, të plagosur, të dhunuar e të përndjekur.
Kjo ngjarje në Afganistan ka ngjallur reagime të mëdha në gjithë botën, duke e parë si një të papritur të rëndë për botën, shkruan “Bota sot”.
Pas kësaj ngjarje serbët filluan të “sulmojnë” Kosovën me deklarata, duke u shprehur që SHBA-të do të tërheqin trupat e tyre nga Kosova dhe se do të bëjnë të njejtën gjë sikur talibanët në Afganistan.
Mirëpo, ditë më parë ushtaraku i Bondsteel, Brey Hopkins, i cili komandon Ekipin Luftarak të Brigadës 86 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Vermont, iu ka kthyer përgjigjë serbëve, duke thënë se nuk ka ndonjë indikacion për tërheqje të SHBA-së nga Kosova.
“Nuk kam asnjë indikacion për ndonjë tërheqje amerikane”, është shprehur ai për mediet vendore.
Përkundër se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, ai ka thënë se:
“Uashingtoni dhe NATO nuk kanë plane as për tërheqje dhe as për zvogëlim të numrit të trupave. Ushtria ende konsiderohet esenciale në mirëmbajtjen e paqes në mes të shumicës shqiptare dhe pakicës serbe”, është shprehur Hopkins.
Shala: Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova, mbetët propagandë e Serbisë, asgjë tjetër
Në lidhje me këtë temë, “Bota sot”, kontakoi me ekspertin e sigurisë Drizan Shala, i cili u shpreh se Serbia po vazhdon të bëjë propaganda për të realizuar ëndrren e kahmotshme për ta ripushtuar Kosovën përsëri.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/23/auto_850x636_auto_drizan_shala161139676116166796541629699610.jpg)
Ai shton se edhe ngjarja e fundit në Afganistan iu ka dhënë një shtyrje për ta shtuar propagandën edhe me tërheqje të trupave amerikane.
“Serbia vazhdon që përmese krijimit të një naracionit për nevoja të saja të brendshme që interesat e Serbis edhe pas 20 viteve nuk kanë ndryshuar duke luftuar për "ripushtimin" e Kosoves. Sepse Presidenti i Serbis ka filluar që të ketë rezistencë brenda Serbisë dhe në pamundësi për të kontrolluar grupet kriminale ( të mbeshtetur edhe nga qarshet Ruse ) shfrytëzon nacionalistet serb që të propagandojnë për një tërhjeke të trupave amerikanë si në Afganistan dhe Vietnam”, u shpreh ai.
Më tej, eksperti i sigurisë thotë se duhet të bëhet një vlerësim i gjerë i insitucionëve të sigurisë në Kosovë për të parë se si qëndron situata në vend.
Gjithashtu ai shton se Kosova duhet të fillojë të krijojë marrëveshje me shtetet individuale siç e ka Japonia për mbrojtjen territoriale të vendit deri të arrijmë në ngritjen e kapaciteteve të plota ushtarake.
“Pra duhet që të bëhet një vlerësim i sigurise mbi baza ditore nga institucionet e sigurisë se si qëndron situata në territorin e Kosoves se sa janë prezent "strukturat" paralele të sigurise se Serbisë në Kosovë dhe mbi këtë vlerësim të kërkohet një reagim të bashkërenduar më strukturat ndërkombetare të sigurisë në Kosovë. Ndërsa Kosova duhet të filloj të krijojë marrëveshje me shtetet individuale siç e ka Japonia për mbrojtjen territoriale të vendit deri të arrijm në ngritjen e kapaciteteve të plota ushtarake”, theksoi eksperti.
Tutje, Shala thotë se policia dhe AKI po vazhdojnë të vëzhgojnë komunat për të mbajtur nën kontroll çdo incident të mundshëm.
Ai potencon që ka informacione se komuniteti serb po armatos civëlt e që mund të jenë struktura të sigurisë së Serbisë, mirëpo që institucionet e sigurisë duhet të jenë të vëmendshëm për çdo të papritur.
“Policia dhe AKI të vëzhgojnë komunat ku ka të koncentruar qytetar nga komuniteti serb sepse ka informacione në publik që janë duke i armatosur "civilet" të cilët në fakt mund të jenë personalë nga strukturat e sigurisë së Serbië për të shfryëtzuar për ndonjë incident të mundshëm nën emrin e paknaqëisë së serbëve në Kosovë”, u shpreh Shala për “Bota sot”.
Mehazi: Serbia nuk po arrin të frikësojë Kosovën më!
Ndërsa analisti politik Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, theksoi që tërheqja e trupave amerikane nga Kosova është propagandë e Serbisë dhe e njejta nuk mund të ndodhë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/23/auto_auto_58816177267901629699604.jpg)
Sipas tij këto deklarata përhapen edhe më shumë nga njerëz të cilët nënçmojnë Kosovën dhe forcat mbrojtëse të saj.
“Deklaratat serbe, se, SHBA do tërhiqet nga Kosova vetëm se janë propaganda të njohura serbe e asgjë me shume, këtë e vërtetoi edhe ushtaraku i Bondsteel-it, Brey Hopkins, i cili komandon Ekipin Luftarak të Brigadës 86 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Vermont, që, deklaroi se nuk egziston asfarë indikacioni për tërheqjen e ushtarëve të SHBA-ve nga Kosova, sikurse që ndodhi në Afganistan. Më e keqja është se këto deklarata të tërheqjses së amerikanëve nga Kosova vijnë nga tipat kontravers e gjysëmtradhtarë të Berat Buzhalave e Milaim Zekave të cilët se bashku me Sheshelat e Vuçiqat jo që nënçmojnë Republikën e Kosovës, qeverinë e Kurtit, por edhe Forcat Mbrojtëse të Kosovës së bashku me policinë e Kosovës”, shton ai.
Profesori tutje shprehet se trupat amerikane do të mbetën në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj vendi ynë ka edhe Forcat Mbrojtësë e që së bashku me policinë e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë vendin.
“Përgjithmonë trupat serbe që nga 1999 kanë marrë fund në Kosovë dhe se kthyerja e ushtrisë e policisë kriminele serbe në Kosovë do mbetet vetëm ëndërr e parealizuar, po edhe nëse largohen trupat amerikane aty do mbeten Forcat Mbrojtëse të Kosovës së bashku me policinë e Kosovës. Republika e Kosoves është krijuar nga SHBA-ja dhe SHBA-ja do ta ruajë nga Serbia sikurse prindërit fëmijët e tyre. Edhe nëse largohen amerikanët Bondsteel-i nuk do mbetet i zbrazur, po do zëvendësohet me forcat e sofistikuara të ushtrisë së Kosovës në bashkëpunim me forcat aleate britanike, gjermane e turke”, tha profesori.
Në fund, ai shton se Kosova më nuk është e pambrojtur dhe që mund të hyjnë serbët e të bëjnë çfarë të duan pasiqë përballë do të kenë ushtrinë e policinë e Kosovës e mbi të gjitha aleatët e ushtrisë amerikane e britanike, gjermane e me gjerë.
“Kosova më nuk ështe e viteve 1980-99, ku në çdo skaj e fshat të Kosovës kishte punkte policore serbe për të vrarë, përdhunuar, plaçkitur e burgosur shqiptarë, tani Kosova ka kufijtë e saj, qeverinë, ushtrinë dhe policinë e vetë, vdiq koha e Millosheviqit në Kosovë, për të hyrë serbët në Kosovë do kenë shumë kështjella të mëdha, nuk do kenë pune më me civilë, pleq, gra e femijë të pa armatosur të kohës së Millosheviqit, po me Ushtrinë e policinë e Kosovës së bashku me aleatët e ushtrisë amerikane e britanike, gjermane e me gjerë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.