Kosova me kapacitet të vogël për strehimin e afganëve, reagon juristi - çështje që duhet hetuar

Politika

Kosova me kapacitet të vogël për strehimin e afganëve, reagon juristi - çështje që duhet hetuar

Nga: A.Z Më: 25 gusht 2021 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Autoritetet në Prishtinë po bisedojnë me partnerët për të parë se cilat janë alternativat më të mira për akomodimin e shtetasve afganë, të cilët janë të rrezikuar nga talibanët. 

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se Kosova ka kapacitete “jashtëzakonisht të vogla” për t’u marrë me situata të tilla të jashtëzakonshme.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kjo është çështje që duhet hetuar, por jemi në gjendje që të iu ndihmojmë.

Kelmendi thekson se kërkohet angazhim për dy çështje, sipas tij, është se po kërkohet strehim i përkohshëm, dhe se është çështje humanitare, pra kërkohet angazhim për strehimin e tyre. 

“Është një çështje që natyrisht të hetohet, pse Kosova me kapacitete të vogla mund të ndihmojë njerëzit me nevoja. Ishim vetë në një gjendjen të tillë. Tash jemi në gjendje që të ndihmojmë. Aq më tepër kur këtë e kanë kërkuar miqtë tanë, Amerikanë. Të strehuarit do të rrinë këtu përkohësisht, të njëjtit do të sistemohen në SHBA. Kuptohet se kapacitetet janë të kufizuara, megjithatë kërkohet angazhim kjo për dy shkaqe: 1. Pse miqët tanë, SHBA, po kërkon një strehim të përkohshëm dhe 2. Është çështja thjeshtë humanitare e njerëzve në gjendje të rëndë. Mbi këto duhet dhënë ndihmë, dhe kërkohet angazhim i përbashkët për të gjetur strehim. Besoj se do të gjinden kapacitetet strehuese”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat