Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka disa javë që ka publikuar listën e kandidatëve për kryetarë të komunave.
Pjesë e kësaj liste është edhe Rrustem Berisha.
Berisha kandidon për kryetar të Komunës së Pejës.
Por, Berisha ka aktakuzë aktive në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin e njohur si “Veteranët”.
Ai akuzohet për Keqpërdorim i pozitës zyrtare, shkruan "Bota sot".
Po ashtu, për këtë aktakuzë u raportua edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Ndryshe, në seancën e mbajtur në fillim të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinë, pati ka shpallur aktgjykim lirues për këtë rast.