Ish-kryetarit i Skënderajt Sami Lushtaku, i është pamundësuar kandidimi për kryetar të Skënderajt
Kjo pasi Gjykata Supreme e ka vërtetuar dënimin për arratisjen e tij nga “Burgu i Dubravës”.
Edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën e tij.
Lushtaku tani ka bërë një ankesë edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Ai e konfirmoi këtë derisa shtoi se pushteti i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti po e ndjek rrugën e Sllobodan Millosheviqit.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Adem Bytyçi I cili u shpreh se nuk mund të akuzohet Kurti për një vendim që Gjykata merr.
Sipas tij Kurti nuk mund të lejoj të ketë shkelje të ligjit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/29/auto_auto_download16267950781630249693.jpg)
“Nuk mund të akuzohet Kurti për vendimin e një Gjykate që i'a ndalon një kandidati të PDK-së, për të kandiduar për Kryetar të një Komune për shkak të shkeljës së ligjit”, u shpreh ai.
Tutje, ai shton se opozita ende nuk ka arritur të këndellet nga humbja e zgjedhjeve për këtë arsyje ende kritikojnë qeverinë Kurti.
“Duhet "kuptuar" opozitën se pas humbjes së zgjedhjeve të fundit të parakohshme e ka vështirë t'i adaptohet jetës jashtë privilegjëve të pushtetit, prandaj dukë mos patur alternativë tjetër në shënjester të sulmeve e kanë z Kurti dhe Qeverinë e tij”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.