Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka shkruar në lidhje me të parin e komunës së Prishtinës.
Sipas tij përkrahja e vazhdueshme që i ka japur Vitisë ka bërë që të paguaj me grafite në mure.
Madje sipas tij, Prishtinën do ta fitojë Vitia pa balotazh.
Lidhur me këtë, analisiti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se që nga koha kur Vitia ishte pjesë e komunës së Prishtinës, ai ka një simpati te qytetarët e Prishtinës.
Krasniqi shtoi se, edhe pse ka dalur nga kontrolla gjendja me Covid, por qytetarët prap ia besojnë postin e të parit të Prishtinës për shkak të punës së tij, madje Krasniqi potencon se tani është koha e ndryshimeve, pra koha e LVV-së.
Unë pajtohem me mendimin e z. Pozhari, pasi që edhe unë kamë mendim të njëjtë, sepse z.Vitia ka një simpati të madhe te qytetarët e Prishtinës qysh nga koha sa ishte pjesë e Komunës së Prishtinës, i cili kishte rregulluar sistemin shëndetësor në komunë duke u bërë shembull për të tjerët. Edhe pse tani, ministrit të Shëndetësisë i ka dalur nga kontrolla gjendja aktuale lidhur me Covid-19, atij nuk i humbi karizmi, pasi që modestia dhe puna e tij e ka bërë që të jetë njeri i duhur që qytetarët t’ia besojnë postin e të parit të Prishtinës. Andaj besoj së z. Vitia është në avantazh me të tjerët, sepse tani është koha e ndryshimeve, koha e VV-së, sepse qytetarët janë lodhur nga një sistem i mbyllur që i shërben vetëm grupeve klanore”, ka përfunduar Islam Krasniqi për “Bota sot”.