Javët e fundit kemi pasur mbi njëmijë infektime në ditë, e vetëm dje janë raportuar 36 vdekje nga Covid-19, kurse sot 20.
Qeveria e Kosovës ka shtërnguar masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.
Madje, masat sot kanë hyrë në fuqi.
Analisti Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar qeverinë, për të cilën ka thënë se, Kosova është vonuar në këtë drejtim.
“Qeveria dhe institucionet shendetësore, për mendimin tim, e kanë neglizhuar për t'mos thënë fjetur fare situatën me variantin delta të virusit COVID-19. Kosova është vonuar në të gjitha drejtimet duke filluar nga zvarritja në procesin e vaksinimit e deri tek parandalimi i përgapjes së virusit. Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë nuk kemi pasë agjendë të saktë rreth numrit dhe mundësive për vaksinim”, shprehet analisti.
Sipas tij, përgjegjësia për këtë duhet të këkohet nga instuticionet përkatëse.
“Me gjasë në mungesë të sasisë së mjaftueshme të dozave, Qeveria ka aktruar duke mbajtur procesin si të pandërprerë, por pa ndonjë dinamikë serioze. Ka shumë zëra edhe nga çarqet qeveritare të cilët i fajësojnë qytetarët por përgjegjësia mund dhe duhet të gjendet sinjen institucionale. Madje njëherë e patën shpallur si të mposhtur virusin, e me pasë thanë se ja ndalëm turrin variantit delta”, ka thënë ai.
Në fund Duhanaj, shton se gjithsesi që masat e marra duhet të respektohen.
“Tani masat e marra natyrisht që duhet respektuar, por që janë shumë vonë. Dëmi tashmë është bërë, numri i infektimeve do të shkojë duke rënë pasi që virusi vazhdimisht ka variruar në ngritje dhe rënie numrash, por që numri i madh i qytetarëve të infektuar gjerë më tani, do të bëhet shkaktar i shumë vdekjeve për të cilat do të duhej të kishte përgjegjësi institucionale”, përfundon analisti Leon Duhanaj.