Akuzat “bombë” të Halil Gecit në drejtim të Thaçit dhe SHIK-ut: Tregon çfarë ‘zbuluan’ amerikanët dhe pse u burgos “Gjarpri” në Hagë

Politika

Akuzat “bombë” të Halil Gecit në drejtim të Thaçit dhe SHIK-ut: Tregon çfarë ‘zbuluan’ amerikanët dhe pse u burgos “Gjarpri” në Hagë

Nga: N.Sh. Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:18
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka kritikuar ish-presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin shqiptar Edi Ramën dhe një pjesë të LDK-së për siç shprehet ai, hapjen e dyerve Serbisë në Kosovë.

Geci, për gazetën “Bota sot” është shprehur se, Kosova shpëtoi nga shfarosja serbe falë Amerikës dhe ushtrive që e përkrahën  atë për të larguar Serbinë nga Kosova.

Po nisna me një fjalë të urtë të Pashk Merturit ku thotë: dikush vdes pa hy n’dhe, dikush edhe pse hyn në dhe nuk vdes kurrë! Kush ka menduar se disa nga ata që dje i prinë lirisë, vdesin hala pa hy në dhe. Kush ia çeli deren Serbisë, asaj Serbie gjenocidiale që i bëri katër luftëra  me masakra e dhimbje e gjenocid të pa parë mu në zemer të Evropes, asaj Serbie që i bëri katër luftra në Ballkanin perëndimor, dhe së fundi Kosova shpëtoi nga shfarosja falë Amerikës dhe 19 ushtrive më të forta të planetit që u bashkuan për të na shpetuar, duke ndërhyrë me bombardime dhe duke e larguar Serbinë 25 km larg kufirit të Kosovës. Kush janë ata që ja çelën derën Serbisë duke i thënë eja e shkelna më shpejt se nuk po na pritet, ishte polari nga Broja me rrethin e tij të PDK-së së bashku me llumin LDK-së, që e la Ibrahim Rugova mbrapa ti, e që këto dy parti kryesore e bajnë barrën kryesore për ndarjen e 8226 ha tokë, e bajnë barrën e tradhtisë për Zajednicen për mini-shengen, si dhe tradhti tjera që njihen për opinionin e gjërë jo veç të shqiptarëve por edhe të botës mbarë”, shprehet Geci.

Ai pyet se LDK-ja të shtyrë nga ‘komandantët e Ballacës, Rognerit dhe Qyqavicës” ia bënë këtë tradhti atdheut.

Sipas tij, tradhtia e Thaçit që deshi të ia bëjë Amerikës i kushtoi me burg në Hagë.

Kush mund të ia bënte këto tradhti atdheut pa dashjen e LDK-së të shtyrë nga komandantët e Bllacës dhe të Rognerit dhe të Qagllavicës, e që shiteshin çlirimtarë, të mbështetur nga një grup defatoresh- tupangjishë, që e shanin Hashimin, por projektin e tij kryesorin ndarjen e çonin përpara, me të cilën ndarje tentonin ta shpëtojnë Hashimin nga biruca ku sot po mrizon. Kjo tradhti që deshti të ndajë, e ta minoj projektin gjeostrategjik Amerikan, pikrisht kjo i kushtoi shtrejt Hashim agës dhe hajdutëve të tij. Së dyti Hashimi u zua ngusht nga Amerikanët si spiun Francez që lundronte në ujrat Amerikane, dhe punën e bënte për Serbinë, Francen dhe Rusinë. Këta tradhtarë nuk ishin të vetëm, ishin të ndihmuar nga krytradhtari i Shqipërisë Edi Kristqi së bashku me Polarin, mbështetësit e këtyre tradhtarëve ishin edhe disa nga LPK-ucat e Zvicrës që dikur kishin hy në grevë urie në Gjermani pse po rrezohet muri i Berlinit”, potencon ai.

Ai shton se, “këta tradhtarë e kishin dhe një grup tjetër mbështetës, që e shanin Hashimin haptazi kurse projektin e tyre e mbështetnin pa rezervë”.

Interesant është ky fenomen është për ta studiuar, disa nga mbështetësit e këtij projekti, ishin ata që SHIK-u me Hashimin i kishte vrarë, e më pastaj i kishte rekrutuar në forma të ndryshme, ishin më të zëshmit. Të tillët e shanin Hashimin haptazi kurse projektin e ti e çonin para. Disa tjerë Hasha i ka blerë me pushtet, e disa me tendera, e disa me nga pak para, kurse ma të sagllamshmit për Hashimin ishin  dhe jan ata që i ka vrarë, si lloji i Gimo Mutaqit dhe shumë të tjerëve, per të cilët Hasha është në Hagë. Hashimi duke e parë rrezikun nga Specialja, disave ju ka shkuar në shtëpi, si lloj i Imer Imerit, dikujt ja ka blerë stupcat me pushtet si Gjergj Dedës, dikujt  ju ka kërkuar falje, si lloji i Medi Bardhit, disa zuzar e shpiuna të Eulexsit nga frika se mos po i vrasin për së dyti ju kanë hyrë indirekt në prapanicë Hashimit  dhe rrethit të tij dhe kanë mbetur thellë në prapanicat e tyre”, thotë Geci.

Geci tutje shprehet se ata iu turrën atdheut si bishat në emër të gjakut, pa derdhur vet e as familjet e tyre asnjë pikë gjaku.

Të tillët që projektin e ndarjes e çonin në qiell, duke thënë se Amerika po don bre burrë e kur të don Amerika po duam edhe na, thonin tradhtarët e ri të Kosovës së re, ky ishte arsytimi i tyre i poshtër dhe i pa besë. Grupa tjetër edhe më zëshme dhe që qesin flak për goje janë ata pacifistët që kanë ikur nga lufta dhe që janë bërë veteran lufte pa e shkrepur as edhe një plumb pushke, ose ju kan mbështetur me lëvdata komandantëve të Bllaces të Rognerit e të Qagllavices..! Këto ekipe të vogla për nga numri iu turren atdheut si bishat në emër të gjakut, pa e derdhur vet as familjet e tyre as edhe një pikë gjaku që tre shekuj e këndej. Këta e quanin veten çlirimtarë të rrezikshem me pseodonime të ndryshme si Çeliku, Daja, Kali, Zeka i Zi, Zekani, Gjarpri, Hardhuca, Pizdra, Pizdruca e shumë kësi pseodonimesh të zësheme që u bashkuan një zeri, për të vjedhur e plaçkitur Kosovën, dhe për ti vrarë kundërshtarët politik, si dhe duke bërë krejt çka ju vinin dorësh vetëm e vetëm per t’i mbushur strajcat e tyre të shtjerrura  me euro pa iu interesuar fare për gjakun e derdhur”, pohon ai.

Geci shprehet se, u pa haptazi që ata nuk ngopën kurrë me pasuri dhe para, “duke plaçkitur e vjedhur gjithmonë në emer të gjakut e të lirisë, pa ua kallxuar burgun, dhe pa ua marrur pasurinë e pa ligjshme, këta nuk patën mi ditur as ZOTIN HAK...!”

Yryshi i disave nga këta komandant për të vrarë së pari kundërshtarët politik, e pastaj për të vjedhë e plaçkit, dukej sikur të ishin shumadinca. Ata që sot po thërrasin Serbinë eja shklna se nuk po na pritet, ata që e sollën Kosovën në këte situatë, ata që vdiqën hala pa hy në dhe, janë komandantët e Bllacës të Rognerit dhe Qagllavicës së bashku me defatoret e tupangjit e tyre ata që i rrihnin defat dhe tupanat në oborret e LDK-së dhe punën ia banin Hashimit, Serbisë dhe Shikut sot janë të vdekur për së gjalli”, përfundon Halil Geci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat