Kërkohen masa strikte anticovid gjatë procesit të zgjedhjeve lokale

Politika

Kërkohen masa strikte anticovid gjatë procesit të zgjedhjeve lokale

Nga: M.H. Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Situata pandemike po vazhdon të bëhet më e rëndë dita ditës.

Rastet e infektuara dhe ato të vdekjës kanë arritur të sjellin përsëri frikën tek qytetarët.

Pavarësisht që vaksinimi po vazhdon për të gjithë personat, mundësia për të u infektuar është prezente.

Mirëpo një çështje që kohëve të fundit është diskutuar është mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe rreziku i tyre për shkak të pandemisë.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot” ka folur profesori Muhamet Kelmendi i cili u shpreh se rastet po vazhdojn të jenë dita ditës në rritje.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai shton nëse vazhdon kjo rritje atëhere është e domosdoshme të reduktohet afati i fushatave dhe të kufizohet numri i qytetarëve që partitë takojnë.

“Rastet e gjendjes së rëndë me Delta dhe të Covidit në Kosovë janë situata që dërgojnë domosdo të kufizimet e shumta në fusha të ndryshme të jetës dhe më tej. Është e domosdoshme që të shikohen zhvillimet e mëtejshme të covidit dhe në bazë të atij zhvillimi të vendoset. Thjesht, nëse vazhdon kështu me infektim dhe me raste të rënda e me vdekje është e domosdoshme të reduktohet afati i fushatës elektorale dhe të kufizohen takimet me qytetarët para dhe në fushatë”, tha ai.

Më tej, ai thotë se nëse vazhdojnë vdekjet kështu atëhere kemi të bëjmë me një menaxhim jo të duhur nga qeveria e që e njejta duhet të merr përgjegjësi.

“Natyrisht se kërkohet të rritet infomacioni edhe qendrat e votimit. Vdekjet e shumta, nga 30 e më shumë në ditë, tregojnë për mosmenaxhim të mirë të pandemisë. Një populli që i vdesin me nga 30 a 40 veta kërkon përgjegjësi politike dhe penale. Kësaj nuk mund t'i ik askush. Qeveria nuk mumd të ik nga kjo përgjegjësi, sepse është në udhëheqje dhe çdo jetë e humbur peshon mbi të. Ajo mban përgjegjësi për atë gjendje”, thekson profesori.

Ndërsa sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, ai thotë se kjo situatë pandemike mund të shkaktojë shumë probleme gjatë procesit zgjedhor.

Profesori apelon që të vaksinohen të gjithë qytetarët në mënyrë që të largohet covid-19 sa më shpejt.

“Sëmundja pandemike nuk pyet për fushatë dhe as për atë se kush fiton në zgjedhje. Corona nuk ka pushim dhe nuk ik nga fushata e zgjedhjeve dhe as nga votimi për pushtet lokal dhe jo vetëm. Kundër saj duhet vepruar me mjete adekuate medicinale, si dhe me rritjen e vaksinimit të qytetarëve. Vetëm kur e kemi një vaksinim mbi 85 % të popullatës në përgjithësi mund të thuhet se është mundur covidi. E kjo është larg”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat