Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të qëndrojë nesër për një vizitë njëditore në Kosovë.
Ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo vizitë vije pas urimit të kryeminsitrit Kurti për fitoren e tretë të mandatit të kryeministrit Rama në Shqipëri.
Por, situata në veri të Kosovës është e tensionuar, por cili është qëllimi i vizitës së Ramës në Kosovë?
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/26/auto_850x636_4.a-Rexhep-Shahu16210591531632687998.jpg)
Analisti politk, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nga vizita e Ramës në Kosovë, nuk pritet asgjë, përveç ëndrrës së Ramës që të jetë edhe shef i Kosovës, duke shtuar se nuk do të ndryshojë asgjë në marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Asgjë nuk pres nga kjo vizitë e kryeministrit Rama në Kosovë. Ajo bëhet që të ngrihet pak bursa nacionaliste e tij dhe Kryeministrit Kurti. Asgjë nuk do vendoset ecte, asgjë nuk do ndryshojë në marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë. Rama ëndërron të jetë edhe shef i Kosovës, Kurti don mbështetjen e Ramës tani në prag të zgjedhjeve vendore komunale në Kosovë që të mos ulet shumë partia e tij VV”, ka thënë Shahu.
Sipas tij, edhe mbledhjet që bëhen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë është barsoletë shqiptarësh.
“Nuk e dimë a do mundet Rama të bëjë ndonjë inxheksion parullash për qeverinë Kurti. Mbledhje e dy qeverive janë tashmë barsoleta shqiptarësh”, përfundon Rexhep Shahu.