Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Marrëveshja është arritur në Bruksel, gjë të cilën Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Lajçak ka shkruar se pas dy ditësh negociata, është arritur marrëveshja që e de-eskalon situatën në veri të Kosovës.
“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak.
Këtë marrëveshje, në një prononcim për gazetën “Bota sot” e ka komentuar doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.
Ai u shpreh se vendimi për reciprocitetin ndaj Serbisë e ndryshoi lojën e negociatave dhe mesazhi ishte më i madh se fitorja në reciprocitet.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/30/auto_901633013241.jpg)
“Vendimi i Qeverisë Kurti për matjen me reciprocitet të Serbisë dhe BE-së ishte një tregues për ndryshimin e lojës së negociatave. Mesazhi diplomatik i veprimit të Qeverisë ishte më i madh se fitorja në reciprocitet”, deklaroi doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Sipas, Kuçit përmes reciprocitetit Kosova arriti tri gjëra shumë të rëndësishme, ku njëra ndër to ishte vënia në pah e agresivitetit të Serbisë si në kohën e Millosheviqit dhe u zbuluan qëllimet e këqija serbe nëpërmjet projektit të “Ballkanit të Hapur”.
“Me vendimin për reciprocitet Kosova arriti tri gjëra:
E para, është se çështja e negociatave nuk ka një vazhdimësi të njëjtë dhe Kosova duhet të merret seriozisht po aq sa Serbia.
E dyta, që Serbia mbetet po aq agresive sa në kohën e regjimit të Millosheviçit dhe që është e gatshme të bëj agresion edhe atëherë kur është në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe
E treta, se u treguan qëllimet e këqija të Serbisë nëpërmjet iniciativës “Open Balkan””, theksoi ai.
Krejt në fund, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare potencoi se konkluzioni i gjithë kësaj marrëveshje dhe mesazheve të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të vendeve perëndimor është domosdoshmëria e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pra, tani sot po lexojmë gjitha deklaratat nga ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve perëndimore se duhet të vazhdoi dialogu për zgjidhjen përfundimtare.
Konkluzioni i gjithë kësaj është mesazhi se marrëveshja përfundimtare është aq e nevojshme po aq sa është e paqëndrueshme status quo-ja apo gjendja e tanishme”, përfundoi Gurakuç Kuçi, përcjell “Bota sot”.