Kelmendi për Asociacionin: Deklaratat e Mustafës dhe Pacollit janë mashtrime dhe gënjeshtra

Politika

Kelmendi për Asociacionin: Deklaratat e Mustafës dhe Pacollit janë mashtrime dhe gënjeshtra

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2021 Në ora: 17:03
Behgjet Pacolli, Isa Mustafa, foto ilustrim "Bota sot"

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar ditë më parë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, duke thënë se ai nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen e vitit 2013 dhe se të njëjten e kishte gjetur të gatshme.

Kurse, Behgjet Pacolli kishe deklaruar se një gjë e tillë mund të nënshkruhet siç ka kërkuar Serbia. “Unë kam frikë se kjo që ka ndodh nuk do të debatohet. Ata do të insistojnë që asociacioni të bëhet siç ashtu si është nënshkruar”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se marrëveshjet janë nënshkruar nga vet Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

Image
Muhamet Kelmendi

 

“Marrëveshjet për Asociacion u nënshkruan nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Nuk kam qëllim të futem në konfliktet politike për zgjedhje. Këtej as të përkrahi këtë a atë subjekt, politikan a veprimtar. Ky nuk është qëllimi i im në këtë shkrim. Ajo që më ka tërhequr që të shkruaj janë deklaratat e Isa Musrafës dhe të Behgjet Pacollit për Asociacioni e komunave serbe. Tashmë është e qartë se janë nënshkruar dy marrëveshje për këtë organizim. 1. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe të vitit 2013 e nënshkruar nga kryeministri i i atëhershëm Hashim Thaçi. 2. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe të nënshkruar nga Isa Mustafa në vitin 2015, thotë ai.

Sipas tij, anulimi i tyre nga Gjykata Kushtetuese ishte vendim i drejtë, sepse gjeti edhe shkelje kushtetuese.

Kelmendi potencon se deklaratave të Isa Mustafës dhe të Behgjet Pacollit nuk iu beson askush dhe janë mashtrime.

Janë dy marrëveshje të nënshkruara nga Thaçi e Mustafa, e ku ishte në pushtet edhe Pacolli. Dihet tash se marrëveshja për themelimin dhe organizimin Asocoacionit serb u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata gjeti 23 shkelje të Kushtetutës nga marrëveshja e vitit 2015 dhe kështu e shpalli nul. Nuk duhet harruar se fushatat elektorale vënë në dritë shumë çështje që fare nuk qëndrojnë. Bëhen akuza dhe premtime të parealizueshme. Unë kështu po e kuptoj deklaratën Isa Mustafës dhe të Behgjet Pacollit. Ato si të tilla shihen si fluskat e sapunit. Thjesht, deklaratave të Isa Mustafës dhe të Behgjet Pacollit nuk iu beson askush. Ato janë mashtrime dhe gënjeshtra”, përfundon Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat