Analisti nga Amerika befason me deklaratën: Kurti nuk e pranon këtë gjë, më parë shkon në zgjedhje!

Politika

Analisti nga Amerika befason me deklaratën: Kurti nuk e pranon këtë gjë, më parë shkon në zgjedhje!

Nga: A.M Më: 15 tetor 2021 Në ora: 20:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kundërshtarët politik të kryeministrit Albin Kurti tash e një kohë kanë paralajmëruar se ai do të dorëzohet para presioneve për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndonëse, këtë çështje të ndërlikuar dhe pazgjidhur ia kanë lënë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Isa Mustafa.

Kurse, analisti nga Amerika, Binak Maxharraj vlerëson Qveria Kurti II nuk do ta formojë asociacionin e komunave serbe që është nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Ai tha se kryeministri Kurti do nuk do të lejojë që të formohet një asociacion i tillë që cenon sovranitetin e Kosovës dhe është kundër kushtetutës së vendit.

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin nuk është eksplicite kundër formimit të Asociacionet. Ai do të formohet jo ashtu siç e nënshkruan vasalet e Serbisë, Thaçi dhe Mustafa, por do të formohet në bazë të ligjeve dhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe jo një Asociacion një etnik vetëm me serb, por duhet të përfshihen edhe pakicat tjera. Albin Kurti në dialog jam i sigurt se nuk do të lejojë që të sulmohet integriteti i Kosovës, nuk ka me leju që t’i futet thika kufijve të Kosovës, sepse për Albin Kurtin është më i rëndësishëm atdheu për të cilin sakrifikuam dhe e fituam me gjak. Pra, për Albin Kurtin më i rëndësishëm është atdheu se sa pozita e tij si kryeministër”, deklaroi Maxharraj.

Sipas analistit, Kurti nuk do të lejojë të nënshkruhet një marrëveshje të tillë që është në dëm të vendit dhe që e ‘lëndon’ Kosovën.

Madje, ai vlerësoi se në bazë të veprimeve të kryeministrit Kurti, nuk do të ketë asnjë presion ndërkombëtar ose presion tjetër, që do ta shtyej atë ta nënshkruaj këtë marrëveshje.

“Por, jo Albin Kurti nuk do të dështojë në dialog: Albin Kurti në këtë dialog nuk do ta lëndoi Kosovën, nuk do lejojë të nënshkruhet asnjë marrëveshje në dëm të vendit.

Nuk ka presion as vendor e as ndërkombëtar që mund të ushtrohet mbi Albin Kurtin që të nënshkruajë Asociacionin e Thaçit dhe Mustafës, që do të ishte thikë pas shpine për Kosovën, këtë nuk do ta lejoj as populli i Kosovës, këtë nuk duhet ta lejoj edhe vetë Amerika miku i jonë i madh, sepse Amerika nuk e ndihmoi çlirimin e Kosovës për ta ndarë ndonjë copë nga ajo për Serbinë gjakatare, nuk e çliroi Kosovën për ta kthyer Serbinë përsëri në Kosovë. Amerika edhe në paqe duhet të ndihmojë Kosovën që të çlirohet nga Serbia e cila që 20 vite po i rri si gjeli mbi krye”, theksoi ai.

Në vazhdim, Maxharraj deklaroi se Kurti më parë pranon të shkojë në zgjedhje të reja, se të veprojë kundër shtetit dhe popullit të tij.

Ai i paralajmëroi të gjithë se Kurti është i pathyeshëm dhe nuk është i korruptuar si udhëheqësit e mëparshëm të vendit, të cilët ia falën 8200 hektarë tokë, Malit të Zi.

“Por te Albin Kurti nuk ka dilema, ai nuk do t’i dorëzohet presioneve ngado që ato vijnë për të nënshkruar Asociacioni e vazalve Thaçi dhe Mustafa, sepse është në dëm të Kosovës, në dëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Albin Kurti më parë do të shkoj përsëri në zgjedhje se sa të veproi kundër popullit të vetë, kundër shtetit të vetë.

Kjo duhet të jetë e qartë për çdo kë, sepse kur është në pyetje Kosova, Albin Kurti është i pathyeshëm. Nuk është i shantazhuar, nuk është i korruptuar siç ishin Thaçi dhe Mustafa që për interesa të tyre ishin në gjendje ta ndajnë Kosovën përsëri me Serbinë, ashtu siç vepruan me Malin e Zi, të cilit pa fije turpi ia dhanë Çakorrin me 8200 hektarë tokë”, potencoi analisti.

Në fund, ai parashikoi se kryeministri Kurti do të dal nga negociatat me Serbinë më i fortë se kurrë, pasi për të këto bisedime janë çështje madhore.

“Albin Kurti nga ky dialog do të dal më i fortë se sa qe ishte pa hyrë në të, sepse për Albinin çështja e dialogut është çështje madhore. Për Albin Kurtin atdheu nuk ishte çështje pazaresh dhe tyxharësh siç vepruan paraardhësit e tij, por është para se gjithash çështje kombëtare dhe atdhetare”, përfundoi Binak Maxharraj, përcjell “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat