LDK dhe LVV do të përballen në balotazh edhe në Komunën e Podujevës.
Me 14 nëntor në raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët do të mund të votojnë për Shpejtim Bulliqin nga LVV apo për Ekrem Hysenin nga LDK.
Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ka grumbulluar 16 mijë e 451 vota, kurse kandidati LVV-së, Shpejtim Bulliqi ka marrë 16 mijë e 338 vota, me gjithsej 113 vota diferencë.
Gazeta "Bota sot" ka realizuar një sondazh online, ku sipas votave të marra nga lexuesit, fitues është Bulliqi nga LVV, me gjithsej 2492 vota apo 59.23 për qind të votave.
Ndërsa, Hyseni i LDK-së ka marrë 40.77 për qind ose 1715 vota.
Votat e këtij sondazhi nuk përfaqësojnë votat e qytetarëve të Komunës së Podujevës por të lexuesve online që kanë votuar./BS/
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/23/auto_247870764_302915944707816_3552447262363551722_n1635000207.jpg)