Edhe Komuna e Gjakovës është në mesin e 21 komunave që do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Atje në balotazh janë Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila nga VV.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, Gjini ka marrë 46 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila 37 për qind.
E në sondazhin online të realizuar nga gazeta “Bota sot”, lexuesit e kanë zgjedhur fituese Kusari-Lilën me 77.23 për qind ose 2723 vota.
Ndërsa, 22.77 për qind kanë votuar për Ardian Gjinin apo gjithsej 805 vota.
Votat nuk përfaqësojnë votat e qytetarëve të Gjakovës, por të lexuesve dhe votuesve të “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/26/auto_ggggg1635256062.jpg)