Presioni serb për Asociacionin/ Analisti tregon se kush janë shkaktarët kryesor të situatës me dialogun

Politika

Presioni serb për Asociacionin/ Analisti tregon se kush janë shkaktarët kryesor të situatës me dialogun

Nga: A.Z Më: 26 tetor 2021 Në ora: 22:59
Kurti dhe Vuçiq

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, ka paralajmëruar se Lista Serbe mund të tërhiqet nga institucionet e Kosovës.

Profesori universitar Fadil Maloku, ka reaguar pas këtij paralajmërimi të Listës Serbe se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës.

Maloku shkruan se tash do të kërcënojnë për krijimin e Zajednicës.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se qeverisja nga tipat e Jahjagës, Thaçit dhe Mustafës, janë fajtorët kryesorë të kësaj situate.

“Profesori Fadil Maloku shpreh brengën e madhe të asociacioneve të komunave serbe në Kosovë, paralajmëron se kjo plagë politike e dhuruar nga politikanët e papërgjegjshëm të Kosovës gjatë qeverisjes, 2013-2015, të tipave të ish-kryetares së "zarfit" Atifete Jahjaga të Hashim Thaçit e Isa Mustafës janë fajtorët kryesor të dialogut të papërfunduar Kosovë-Serbi. Pikërisht shkaku i daljes së ministrit të Listës Serbe, Goran Rakiq, nga qeveria e Kurtit është shkak i fajit të qeverisë së Mustafës që pranoi asociacionet serbe më 2015”, theksoi Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Më tej, ai ka theksuar se qëllimi i largimi të Rakiqit nga Qerveria është për të destabilizuar Kurtin, me anë të asociacioneve serbe në Kosovë.

Mehazi tutje shtoi, se e keqja e dialogut është, “Zajednica”, kështu duke e vënë Kurtin në atë pozitë se a të pranonte apo jo kërkesat e serbëve.

“Largimi i kushtëzuar i Listës serbe nga qeveria i jep shkas Serbisë të manipulojë me situata provokuese politike e diplomatike, dhe se ky largim i Goran Rakiqit nga qeveria e Kurtit është e qëllimishme vetëm për të destabilizuar e sulmuar kryeministrin Kurtin me anë të asiciacioneve serbe në Kosovë. Largim i Listës serbe nga qeveria e Kurtit është largim i nxitjeve apo fesateve serbe-kosovare për shkak "Zajednicës" së nënshkruar nga politikanët e shitur kosovarë të viteve 2015”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat