KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Sipas rezultateve, 21 komuna do të përballen në balotazh me 14 nëntor.
Në mesin e tyre është edhe komuna e Istogut, ku në raundin e dytë të zgjedhjeve do të përballen Ilir Ferati nga LDK dhe Bekë Berisha nga AAK.
Sipas KQZ-së, Ilir Ferati në zgjedhje ka marrë 41.09 për qind të votave, ndërsa Bekë Berisha 26.49 për qind të votave.
Ndërsa, në bazë të një sondazhi online të gazetës “Boa sot” se kush duhet të jetë kryetar i Istogut, fitues ka dalë Ilir Ferati nga LDK, me gjithsej 88.63 për qind apo 1551 vota, ndërsa Bekë Berisha ka marrë gjithsej 11.37 për qind apo 199 vota.
Votat e këtij sondazhi nuk paraqesin votat e qytetarëve të komunës së Istogut por ato të lexuesve të gazetës “Bota sot”./BS/