Kelmendi “zbulon” se kush e kërcënoi Kurtin/Kjo pistë duhet të hetohet!

Politika

Kelmendi “zbulon” se kush e kërcënoi Kurtin/Kjo pistë duhet të hetohet!

Nga: M.H. Më: 29 tetor 2021 Në ora: 16:43
Albin Kurti

Të mërkurën gjatë mbrëmjes, u raportua se është kërcënuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin për këtë kërcënim, i cili bëri që Njësia Speciale të ruajë shtëpinë e Kurtit, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se për këtë arsye, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi, i cili shprehet se duhet të fillojnë hetimet në lidhje me këtë çështje pasi është në pyetje jeta e kryeministrit Kurti.

Ai shton se ky kërcënim vjen nga Beogradi pasi jemi dëshmitar të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur mes dy vendeve.

Image
Muhamet Kelmendi

Është shumë vështirë të jepen qëndrime se nga rrjedhin kërcënimet që bëhen ndaj figurave politike. Informohet se gjatë mbrëmjes së mërkurë u kërcënua Albin Kurti! Natyrisht se kërkohet të priten hetimet dhe të dali çështja në dritë. Mirëpo, ajo që duhet të hetohet me vëmendje është pozita e z.Kurti kundruall shtetit serb, qëndrimet dhe fërkimet që u krijuan me Beogradin dhe me forcat kriminale serbe në Kosovë. Kemi disa raste të ndeshjes në veri të forcave policore të Kosovës me urdhër të Albin Kurtit. Këtu duhet përmendur çështja e tabelave, bllokimi mbi 10 ditë i rrugës në Jarinje dhe Berniak, pastaj bastisiet për kontrabandë në veri dhe disa veprime tjera”, u shpreh ai.

Më tej, profesori shton se çdo takim që kanë pasur Kurti dhe Vuçiq nuk ka shkuar sipas Beogradit dhe kjo mund të dërgoj deri tek kërcënimet.

Mirëpo ai nuk përjashton mundësinë që ky kërcënim mund të vjen edhe nga persona të tjerë, mirëpo që nuk ka asnjë arsyetim dhe se vetëm organet kompetente mund ta zbulojnë këtë.

Asnjë takim me kriminelin Vuçiq dhe të Albin Kurtit nuk eci sipas synimeve të Beogradit. Takimet nuk kanë shkuar andej nga pritej. Ka ngelur çështja në vend. E pengesat po duken, sipas Beogradit, është z.Kurti, shkaktar i konflikteve të rënda. Ky fakt tregon se kërcënimet për jetë të z.Kurti kryesisht këtej duhet kërkuar dhe me siguri aty gjenden. Mirëpo, kjo nuk nënkupton se nuk ka apo nuk vijnë edhe kërcënime të tjera nga njerëzit e ndryshëm që e kanë pësuar nga kjo qeveri, duke i nxjerrë nga puna. Ka edhe të sëmurë psikikë që bëjnë kërcënime. Sido kudo lypset të japim kohë dhe të shihet se çka po del nga hetimet e organeve kompetente në Kosovë. Aty del e vërteta”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat