Zgjedhjet lokale, “rikthim” për LDK-në, këto janë arsyet që ndikuan në ngritje

Politika

Zgjedhjet lokale, “rikthim” për LDK-në, këto janë arsyet që ndikuan në ngritje

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 31 tetor 2021 Në ora: 08:37
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor.

Lidhja Demokratike e Kosovës pretendon se është partia më e votuar në këto zgjedhje.

Ajo ka marrë 170.177 mijë vota.

Po ashtu, kjo parti është votuar më së shumti nga mërgata.

LDK-ja ka marrë gjithsej 3164 vota.

Por, jo të gjithë pajtohen më këtë rezultat të LDK-së. Analistëve politikë janë pro dhe kundër, pasi thonë se LDK-ja nuk ka pasur ngritje të votave. Ata shprehen se LDK-ja duhet të pres që të përfundojë edhe rundi i dytë zgjedhor, në mënyrë që të shihet ngritja të cilën mund ta ketë kjo parti.

Maraj: LDK e para!

Profesori Milazim Maraj, në bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se duhet e qartë se kjo parti ka arritur ngritje të votave.

“LDK-ja ka deklaruar së është partia e parë  më e votuar në këto zgjedhje lokale. Që është fituese në disa komuna dhe ne disa komuna tjera  është në balotazh. Ajo që duket qartë është se kjo parti ka arritur ngritje të numrit të votave”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Milazim Maraj

Maraj ka bërë një analizë rreth rezultatit të LDK-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.   

“Ky realitet i ri në zgjedhje kërkon analizë të domosdoshme. 1.Çka ndikoi tani më këtë rritje?  2. Pse kjo rritje nuk ishte më e madhe? 3. Çka duhet të bëjë LDK që të kthehet në pozitën e partisë së parë?”, ka theksuar ai.

Sipas Marajt, pikë së pari duhet të bëhet analizimi se pse ndodhi që LDK-ja pësoi rënie të votave, pastaj duhet shpjeguar rritja e numrit të votuesve.

“1. Para se të shpjegohet ngritja e numrit të votave, duhet të studiohet pse ndodhi rënia e numrit të votave të LDK-së. Kjo gjendje shpërfaq disa faktorë të ndryshimit. Tregon së në Kosovë filozofia e politikës së LDK së Dr. Ibrahim Rugovës është aktuale dhe me fuqi të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet. Që kjo filozofi politike nuk duron centralizmin e instaluar në parti pas kalimit në amshim të presidentit Rugova. Që nuk është parti që duron mohimin e vlerave qoftë brenda apo jashtë partisë. Që lufta për pushtet në këtë parti  respektohet vetëm kurë behët me konkurrencën e vlerave dhe jo me bërrylat e matrapazëve, që duhet të dalin para drejtësisë. Që këto vlera janë mohuar nga kryesia e vjetër e LDK-së. Shkëputja e komunikimit më elektoratin e vet për një kohë të gjatë ishte faktor tjetër që ndikoi në humbje të njëpasnjëshme të zgjedhjeve. Konkurrenca e dobët e partive tjera ishte një faktor tjetër që ndikoi në rritjen e numrit të votave të LDK-së në këto zgjedhje, por dobësoi kondicionin e kësaj partie në garën për pushtet”, ka shpjeguar ai.

Maraj shprehet se rënia e votave ishte ndëshkim për ish kryesinë e LDK-së dhe se depërtimi i energjisë së re u reflektua menjëherë më ngritjen e numrit të votave në zgjedhjet e fundit lokale..

“2. Veprimet e LDK-së, qoftë në zgjedhje ashtu edhe në sjellje të disa individëve në kryesi të partisë, pas shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova  demoralizuan elektoratin e LDK pa mëshirshëm. Rënia e votave ishte ndëshkim për kryesinë e korruptuar të LDK-së e cila për të qëndruar në fron me çdo kusht, largonte vlerat nga partia e vet dhe u mbyll në një rreth të vogël  që pengonte  prurje të vlerave të reja. Kjo gjendje që krijoi kryesia e kaluar e LDK u reflektua më rënie drastike të votave që LDK nuk e ka provuar kurrë që nga themelimi i saj në vitin 1989. Depërtimi i energjisë së re dhe mentalitetit të ri në kryesinë e partisë, që i përshtatet më shumë filozofisë politike të LDK u reflektua menjëherë më ngritjen e numrit të votave në zgjedhjet e fundit lokale. Por kjo ngritje do të ishte shumë më e madhe sikur ndryshimet në parti të ishin bërë para zgjedhjeve qendrore. Numri i këtyre votave do të ishte shumë më i madh edhe në këto zgjedhje sikur kjo kryesi të mos shihej nga elektorati  si kryesi kllaposur nga ndikimi i kryesisë vjetër. Kryesia e re ka ftuar të gjithë të pakënaqurit që t’i kthehen partisë së vet, me premtim që do të respektohen dhe vihen në lëvizje vlerat e mirëfillta demokratike që anëtarësohen në LDK. Por zgjedhjet e shpeshta institucionale nuk e kanë lejuar të analizojë dëmet e shkaktuara nga të papërgjegjshmit, në parti që do të ishte më rëndësi për të bërë një shkëputje nga e kaluara me praktika të dëmshme. Ndryshimet në kryesi edhe pse nuk ishin mjaft demokratike treguan rëndësinë e vet në ngritjen e numrit të votave”, ka vlerësuar Maraj.

Më tej, profesori shprehet se pas zgjedhjeve lokale duhet të fillojnë zgjedhjet brenda LDK-së, në mënyrë që të mbahet lidhja e vazhdueshme me elektoratin.

“3. Duhet të rikthehet struktura organizative e LDK-së, së Presidentit Rugova (Aktiv-Nëndegë- Degë) nga se kjo strukturë krijon më shumë hapësirë për komunikim, shprehje të lirë dhe demokraci në vendime. Që menjëherë pas zgjedhjeve lokale duhet të fillojnë zgjedhjet në parti që nga aktivi me kusht që të sigurojnë prurje të reja intelektuale, profesionale me shumë vizion, për parti dhe për përparimin e vendit në përgjithësi. Kryesia të ketë më shumë profesionalistë të shkencave shoqërore. Që të mbajë lidhje të vazhdueshme me elektoratin e vet. T'i njoftojë me zhvillimet politike në vend dhe t'i përgatis gjeneratat e reja për të menduar dhe vepruar politikisht në favor të vendit dhe kombit. Që të riinstalojë kulturën politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës me orientim dhe vizion pro perëndimor në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe BE-në. Që në LDK të instalohet institucioni i përgjegjësisë dhe të jetë efikas. Që profesionalisht të identifikohen vlerat, të sistemohen dhe të mbrohen më ligj. Që kryesia ta shoh kënaqësinë e vet në arritje të larta të shtetit ligjor, ngritjen ekonomike dhe edukimit cilësor të gjeneratave të reja që duhet të marrin drejtimin e shtetit tonë”, ka përfunduar Maraj për “Bota sot”.

Krasniqi: Nuk ka rritje të LDK-së

Ndërkaq, analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, nuk pajtohet me zyrtarët e LDK-së për ngritje të votave.

“Unë nuk mundem të pajtohem më ketë deklaratë të LDK-së së gjoja ka pasur rritje, të ndalemi, të analizojmë dhe mund të vlerësojmë së cilat komuna i fitoi me shumë së që kishte komuna në zgjedhjet e  kaluara lokale e jo të lidhemi më zgjedhjet nacionale, pasi që unë mendoj së ato asgjë s`kanë të përbashkëta”, ka thënë ai.

Image
Islam Krasniqi

Krasniqi ka treguare se çfarë ndikon në zgjedhjet lokale dhe çfarë ne ato nacionale.

“Në zgjedhjet  lokale votohet  kandidati, po ashtu një parti mund të ketë elektoratin, ndikon edhe rrethi familjar kur të gjithë pothuajse njihen. Gjersa një partisë i mungojnë strukturat, i mungon organizimi po ashtu edhe përkrahja, pavarësisht së ta donë zemra, nuk mundesh ta votosh, siç e kishim rastin në këto zgjedhje, ku për  shkak të individit e humbi komunën”, ka cekur ai.

Gjithashtu, Krasniqi ka shtuar se LDK-ja duhet të flas për fitore pasi të përfundojë rundi i dytë zgjedhor.

“Nuk mund të quhet fitore nëse e ka fituar përsëri Pejën, apo ndonjë komunë tjetër. Mos të harrojmë së  kjo nuk është asnjë matës që mund të vlerësojë edhe për zgjedhje nacionale. Prandaj LDK-ja mund të flas për fitore apo rritje pasi të përfundon raundi i dytë dhe të kuptohet “kush çka”, sepse këtu pesha matet me ulësen e të parit të komunës, jo me vota në përgjithësi me një pako të gjitha qendrave zgjedhore”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat