“Ngjarja skandaloze”/Pas manipulimit të votave, paralajmërohet krizë e thellë në AAK - ja kush u dëmtua

Politika

“Ngjarja skandaloze”/Pas manipulimit të votave, paralajmërohet krizë e thellë në AAK - ja kush u dëmtua

Nga: A.M Më: 31 tetor 2021 Në ora: 13:23
Blerina Sallaj, Ramush Haradinaj dhe Agron Kuçi

Para disa ditëve u raportua se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është kapur në flagrancë zyrtarja e Komunës së Junikut, Blerina Sallaj, bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kryetar të kësaj komune, Agron Kuçit.

Ajo dyshohet se ka tentuar që të dërgojë në Munih të Gjermanisë material të falsifikuar zgjedhor.

Kjo gjë nxiti reagime të mëdha, ku edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u distancua nga kjo ngjarje, mirëpo ende disa dyshojnë se AAK kishte njohuri për këtë manipulim të votave.

Opinionisi Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se vjedhja dhe manipulimi i votave është bërë zanat për disa parti politike, më saktësish subjektet opozitare.

Madje, ai tha se AAK me këto veprime skandaloze mund të rrezikojë dhe shkaktojë edhe ndonjë krizë edhe më të thellë të brendshme.

Image
Opinionisi Dedë Preqi

“Siç thotë një fjalë popullore, vesi bëhet dikur edhe zanat, prandaj disa parti politike në Kosovë, të cilat e kanë merituar opozitën, nuk mund t’u zihet besë tamam, as PDK-së, as LDK-së, e në veçanti AAK- që kjo e fundit ka rënie të dukshme, e cila me përvojat e veta të njohura të abuzimeve me votën e qytetarëve edhe nga e kaluara, edhe tani orvatet të gjejë mënyra apo ndonjë potencial të ri që të mos e lëshoj frontin dhe ta kthejë optimizmin te votuesi, por pikërisht me këto veprime skandaloze dhe forma skilare mund të rrezikojë dhe shkaktojë edhe ndonjë krizë edhe më të thellë, duke e humbur besimin te votuesi i vet”, deklaroi ai.

Në vazhdim, Preqi potencoi se do të ishte e çuditshme nëse nuk do të arrihej të hetohet vjedhja dhe manipulimi i votave nga ana e zyrtarës së AAK-së.

Po ashtu, pavarësisht të distancimit të AAK-së nga kjo ngjare, ai tha se është e pamundur që e dyshuara në fjalë të vepronte krye në vete pa ndonjë marrëveshje paraprake.

“Do ta quanim primitivizëm po të mos e vëjmë re një gjë të tillë dhe para syve të opinionit tonë kosovarë, nëse zyrtarja e komunës së Junikut, B.S, dhe bashkëpunëtorja e kryetarit të kësaj komune z. A.Kuçi, i cili është kandidat për kryetar, kapet në flagrancë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me materiale zgjedhore të falsifikuara, destinacioni i së cilës ishte Mynihi i Gjermanisë.

Si do të komentohet një veprim i tillë me manipulimin dhe abuzimin e votës së qytetarëve të vendit, gjegjësisht me falsifikimet e materialeve që vijnë nga diaspora shqiptare, edhe pse AAK-ja, në Junik, distancohet nga kjo ngjarje skandaloze, duke ia lënë organeve të drejtësisë, por edhe drejtësia dhe organet gjegjëse ku duhet të orientohen, sepse personi në fjalë nuk është e mundur që do vepronte krye në vete pa ndonjë marrëveshje paraprake, sepse bëhët fjalë për zgjedhjet e kryetarëve komunal, ku shumica e komunave të Kosovës, do të shkojnë në balotazh, e një ndër ato komuna është edhe ajo e Junikut”, theksoi opinionisti.

Duke u bazuar në këtë, ai tha se ky nuk do të jetë rasti i parë as i fundit që do të ketë manipulime të tilla të votave.

“Ky shembull i pa ndërgjegjshëm nuk është rasti i parë, ndoshta edhe as i fundit, që manipulohet me vullnetin dhe votat e diasporës shqiptare, por një person, apo grup njerëzish që e ka lirinë e tillë për ta keqpërdorë vullnetin e qytetarëve të vendit të vet, në mënyrë që të përfitojë dhe të afirmohet me klanin dhe grupin e vet partiak, rreziku i madh do vjen nga një « kulturë » e tillë dhe për vetë kulturën tonë, si edhe për vetë njeriun që është protaginisti i saj, me rrolin e tij të parazitit, apo të krimbit në shoqërinë vet njerëzore”, nënvizoi Preqi.

Tutje, opinionisti vlerësoi se keqpërdorime të tilla të votave të diasporës janë bërë që nga paslufta e deri më sot. Ai tha se pavarësisht këtyre manipulimeve, diaspora ka vazhduar ta ndihmojë atdheun e vetë.

“Me votat e disporës shqiptare është abuzuar radhazi prej kohës së pasluftës deri më tani, dhe nuk duhet të ushqejmë asnjë iluzion se e gjithë kjo ka ndodhë në formën e një hutimi kalimtar, që nuk është kuptuar nga diaspora, por si një respekt për atdheun dhe njerëzit e vendit të vet që e ka treguar diaspora shqiptare kjo prapë se prapë gjithëherë e ka marrë iniciativën e vet drejtëpërsëdrejti për ta ndihmuar atdheun e vet në çfarëdo situate edhe atëherë kur ishte në gjendje lufte poashtu edhe në kohë paqe pa një lloj dyshimi dhe hezitimi”, potencoi ai.

Në fund, Preqi konsideroi se është absurde përpjekja për zhdukjen e manipulimeve të votave, pasi është bërë zanat për partitë që kanë qenë në të kaluarën në pushtet.

Ai shtoi se me këtë skandal nuk është bërë një vetëm një lloj kriminaliteti, apo ndonjë një lloj biznesi i rrezikshëm, por edhe është degraduar në një mënyrë edhe pozitën e vet dhe të femrës shqiptare.

“Sa herë që ndodh një gjë e tillë me keqpërdorimin dhe abuzimin e votës në secilën pjesë dhe etapë të kohës kanë ndodhur gjëra të tilla, por sa herë që pyesim « kush e ka bërë këtë » , nuk përgjigjet askush edhe pse dihet se një gjë e tillë nuk mund të ndodh vetvetiu, por një dukuri e tillë e cila i gjason modeleve dhe formave të njëjta të vjedhjeve dhe të falsifikimit të voetave të diasporës si gjithëherë në të kaluarën, nënkuptohet se përpjekja për të zhdukur këtë tipar të manipulimeve është diçka absurde, sepse është bërë « zanat » sidomos te partitë që kanë qenë në pushtet dhe këtë pushtet vetëm e kan zhvatë me rrolin dhe pozitën e tyre destruktive dhe abuzive.

Por, një rast i tillë sikur ky skandali i fundit që zihet personi në flagrancë me materiale të falsifikuara të zgjedhjeve, kur njeriu e përkthen atë në konkretësinë e çështjes dhe situatës, nuk do të thotë se është bërë vetëm një lloj kriminaliteti, apo ndonjë një lloj biznesi i rrezikshëm, por nëse kthehemi në anën kryesore të medaljes dhe asaj faqes skandaloze që do ta dëmtonte themelin e shoqërisë tonë, në veçanti pozitën e femres, e cila nuk do duhej të merrte role të tilla në asnjë shoqëri, duke e degraduar në një mënyrë edhe pozitën e vet dhe të femrës shqiptare në shoqërinë tonë kosovare dhe shqiptare”, përmbylli Dedë Preqi, përcjell “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat